Home BOTA Icardi mbret në Paris/ vetëm 5 minutash nga hyrja në fushë shënoi golin e fitores në të 85’

Icardi mbret në Paris/ vetëm 5 minutash nga hyrja në fushë shënoi golin e fitores në të 85’

3 min read
0
0
31
Spread the love

Psg fiton një ndeshje të komplikuar në transfertë me Brest me rezultatin 2-1 e duhet të falenderojë Mauro Icardi që hyri në fushë nga pankina dhe pas vetëm 5 minutash në hyrja në fushë shënoi golin e fitores në të 85’, duke vendosur ndeshjen. Për parisienët ishte fitorja e 10 në kampionat në 13 ndeshje të luajtura. 30 pikë dhe 9 distanca larg ndjekësit më të afërt, skuadra e Tuchel shkon e sigurtë drejt rikonfirmimit kampion.

Nisi me idenë ti bënte gjërat e qarta menjëherë Psg në shtëpinë e Brest. Në 25 minutat e para ishte një pushtim i vërtetë në anët e portierit vendas: Sarabia dy herë, e Di Maria, pa harruar të rikthyerin nga dëmtimi Edinson Cavani. Por në anën tjetër Cardona e Court i kujtuan skuadrës së Tuchel se është më mirë të mbash përqendrimin të lartë, për të evituar situata të papëlqyeshme. Psg megjithatë e pati të vështirë të gjente hapësira para, deri kur zhbllokoi papritur ndeshjen: në të 39’ Draxler shërbeu për Di Maria që nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetën e Brest.

Brest qendroi në lojë pa shumë vuajtje dhe në momentin më të përshtatshëm goditi, duke barazuar rezultatin. Në të 72’, e majta e Grandsir, në fushë nga pankina, mposhti Sergio Rico, duke detyruar PSG tia rinisë nga e para. Tuchel atëherë u kthye nga Icardi, në fushë në të 80 e në gol në të 85. Argjentinasi shënoi golin e pestë në kampionat në asist të Choupo Moting. Brest nuk kishte më forcën të rikuperonte edhe një herë ndeshjen e Psg konsolidoi vendin e parë me tre pikë të tjera.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In BOTA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Titujt kryesorë të gazetave kryesore për sot, e martë 12 nëntor 2019.

Spread the love …