Home AKTUALITET Ylli Rakipi: Në 30 vite mbërritëm në këtë degjenerim, me Ramën në krye! Vendi është në greminë, opozita të kuptojë se njerëzit po largohen

Ylli Rakipi: Në 30 vite mbërritëm në këtë degjenerim, me Ramën në krye! Vendi është në greminë, opozita të kuptojë se njerëzit po largohen

9 min read
0
0
22
Spread the love

Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin e Mustafa Nanos, Provokacija, ku ka folur për situatën politike në vend. Rakipi tha se në Shqipëri është instaluar një regjim dhe se pas 30 vitesh kemi mbërritur në një degjenerim të madh, ku kryeministri ka arritur të rrëmbejë të gjithë pushtetet.

Ne jetojmë në një regjim, nuk është një regjim me çizme, me spaleta, me një njeri që i ka marrë të gjitha pushtetet. Në këtë regjim, në këtë autokraci, këtij njeriu i duhen të gjitha pushtetet.

Në gjendjen që ne jemi, Edi Rama i ka rrëmbyer të gjitha me ndihmën e 30 viteve, ose 30 vjet është punuar për të mbërritur tek një degjenerim kaq i madh, sa është momenti i Edi Ramës. Jo se ne nuk kemi patur edhe më parë shenja të regjimit. Shqipëria nuk ka qenë asnjë ditë në këto 30 vite, një demokraci.

Pjesën dërrmuese të mediave ai e ka marrë. Kjo gjë ndodhi me emisionin tim, i cili duhet të mbyllej për të ardhur një emision që i duhet atij. Në pjesën dërrmuese të programeve televizive të mbrëmjes, sidomos të enjten, ka një shpërndarje shumë interesante, nga një zyrë e rëndësishme, vjen haberi, ta themi dhe ngjarja është ajo që mendon Zoti, Zeusi. Televizionet janë nën këtë shtrëngesë. Janë pronarët të parët, pastaj kanë rënë në këtë grackë, nën këtë goditje edhe pjesa dërrmuese e kolegëve tanë, që janë të detyruar të jetojnë nën një regjim.  

Media shqiptare është e kontrolluar rreptësisht nga pronarët, të cilët janë të detyruar të bëjnë vezën në furrikun e Edi Ramës, të njeriut që i ka rrëmbyer në këtë vend të gjitha. Është një diktator, i friguar shumë si njeri. por një diktator i keq“, u shpreh Rakipi.

Rakipi tha se tashmë kryeministri ka nisur të krijojë grupë armiqësore, si në kohën e Hoxhës, duke iu referuar përdorimit të fjalës “KÇK”.

“Rama duket një diktator qesharak, por është një diktator që po e çon këtë vend në greminë.
E keni parë që del kryeministri si Enver Hoxha, që shpiku poliagjentët, ka shpikur KÇK-në. tani thotë organizata më e rrezikshme dhe e shpjegon, njëlloj si Enver Hoxha, sepse nuk e mban dot peshën e këtij pushteti, kjo peshë të vret.
Edhe Berishën, në fare pak vite, pesha e pushtetit filloi ta bënte qesharak, mbeti vetëm“.

I pyetur nga Mustafa Nano, lidhur me vendimin radikal të opozitës për të lënë mandatet dhe për të mos hyrë në zgjedhje, Rakipi tha se kjo lëvizje rezultoi e gabuar, për shkak se opozita nuk i shkoi asaj deri në fund, duke e braktisur betejën në mes.
Ai u shpreh se Lulzim Basha duhet të bëjë opozitë të vërtetë dhe jo teatrale, por gjithsesi pavarësisht defekteve që shfaq opozita, sipas Rakipit ka një dallim thelbësor mes Ramës dhe Bashës, veçanrisht sa i përket raporteve që kanë me krimin.

Sot rezulton se opozita ka bërë gabim që ka dorëzuar mandatet dhe që nuk ka shkuar në zgjedhje. Sepse, procesin që nisi, kjo opozitë duhet ta conte deri në fund, ose shkonte në zgjedhje. Opozita zgjodhi një rrugë përplasje për t’ju përgjigjur një regjimi. Në gjysmë të rrugës, kryetari i opozitën, e mori grigjën dhe e ktheu në krahun e kundërt.

Dëgjo Muçi, një regjim autoritar është edhe Rusia, por njërëzit që iu kundërvunë, janë edhe në burgje. Erdogan është autoritar, por opozita rrëmbeu pjesën dërrmuese të pushtetit lokal. Kur nisesh në një proces, ose shkon deri në fund, ose jep dorëheqjen. Mund të shkosh edhe në burg, mund të vritesh, kryetari i opozitës mund të vritet në një regjim, por nuk tërhiqet. Në këtë pikëpamje, opozita ka bërë gabim fatal. Nuk duhet të ishte tërhequr.

Ti ke dalë nga sistemi dhe përpiqesh të hysh në sistem, duke takuar pesë studentë sot dhe pesë studentë nesër, në një popull që është duke vdekur, që e ka litarin në fyt dhe hypin nëpër avione për t’u larguar sa më parë nga ky vend.
Opozita, aksionin e vet politik duhet ta ketë të vërtet, jo aktoreskt, jo sot hap çadrat, nesër mbyll çadrat.

Megjithatë ka një dallim të madh mes Ramës dhe Bashës. Lulzim Basha nuk e mbushi parlamentin me kriminelë. Sali Berishën e kemi sharë boll, ka bërë Sali Berisha një gjë të tillë?”, u shpreh Rakipi./TPZ.al/

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Titujt kryesorë të gazetave kryesore për sot, e martë 12 nëntor 2019.

Spread the love …