Home KRONIKA Kishte humbur që prej tre ditësh duke kërkuar bagëtitë, gjendet 74-vjeçari

Kishte humbur që prej tre ditësh duke kërkuar bagëtitë, gjendet 74-vjeçari

2 min read
0
0
26
Spread the love

Policia e Kolonjës kishte njoftuar ditën e sotme se një 74-vjeçar kishte humbur kontaktet me familjarët prej tre ditësh pasi kishte dalë që të kërkonte bagëtitë e tij.

Ai është gjetur pak më parë siç njofton policia dhe është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Njoftimet e policisë

Kolonjë/Informacion paraprak

Në Sallën Operative Kolonjë, jemi njoftuar nga një telefonatë, se shtetasi Dh.B, rreth 74 vjeç, banues në fshatin Postenan, ka humbur kontaktet me familjarët, pasi ka dalë për të kërkuar bagëtitë në pronësi të tij, të cilat nuk ishin kthyer në banesë.

Forcat e Policisë, në bashkëpunim me banorë të zonës dhe punonjës të Njësisë Administrative, që prej mëngjesit të djeshëm, po krehin zonën për të bërë të mundur gjetjen e këtij shtetasi.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi në 15:30

Shtetasi Dh.B., që humbi kontaktin me familjen, u gjet. Është në gjendje të mirë shëndetësore.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In KRONIKA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Astir shembja e shtëpive/11 persona të lënduar, shumica nga radhët e banorëve, si dhe tre efektivë të policisë

Spread the loveFax News ka qenë që prej mëngjesit të sotëm pranë banorëve të Astirit, të c…