Home KRONIKA Vodhën postën e Krujës, Gjykata lë në burg grupin e “Rrem Poturrit” dhe rojën

Vodhën postën e Krujës, Gjykata lë në burg grupin e “Rrem Poturrit” dhe rojën

3 min read
0
0
22
Spread the love

Gjykata ka lënë në burg deri në përfundim të hetimit, grupin e Rrem Poturrit të dyshuar për grabitjen e 13 milion lekëve në Postën e Krujës. Në qeli mbeti edhe roja i sigurisë që nuk njoftoi menjëherë policinë pas ngjarjes.

Gjykata e Krujës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për autorët e dyshuar të grabitjes së 13 milion lekëve në Postën e Krujës.

Togat e zeza lanë në qeli Andi Rexhepin, 30 vjeç, Mark Cakën, 33 vjeç  dhe Gazmir Sakën, 32 vjeç, si autorë kryesor të grabitjes.

Të njëjtën masë sigurie, gjyqtarja Enkeleda Hoxha caktoi edhe për Bujar Tafën dhe shtetasin me iniciale A. L, roje në magazinat ku autorët magazinonin sendet e vjedhura.

Më herët  gjykata kishte lënë në burg edhe rojen private të Postës, Besnik Parruca, i arrestuar menjëherë pas zbulimit të ngjarjes, ndërkohë që në  kërkim mbetet specialisti i sallës së monitorimit të Shoqërisë private që kishte ruajtjen e institucionit.

Sipas Policisë dhe Prokurorisë së Krujës Andi Rexhepi i njohur edhe si  “Rrem Paturri” qëndronte në krye të grupit me veprimtari të theksuar në fushën e grabitjeve në disa zona të vendit.

Ata u arrestuan të premten nga Policia e cila arriti të gjejë edhe një pjesë të parave të vjedhura nga Posta.

Ndërkohë që banesat e tre anëtarëve kryesor të grupit të hajdutëve u kapën edhe 3 armë zjarri me silenciatorë, minë me telekomandë, dy automjete e prova të tjera të vlefshme që shërbejnë për hetimin.

Ky grup sipas policisë rezultojnë të kenë kryer edhe një sërë grabitjesh të tjera, në disa qytete të vendit, që nga Durrësi, Kavaja, Gjiri i Lalzit, Vora, Kamza e Mirdita.

Ndërkohë që Andi Rexhepi (Paturri), ka qenë bërë personazh në median greke disa vite me parë pasi ka grabitur shtëpinë e këngëtarëve të famshëm.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In KRONIKA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Titujt kryesorë të gazetave kryesore për sot, e martë 12 nëntor 2019.

Spread the love …