Home AKTUALITET Balla ka sulmuar nga Kuvendi Presidentin Meta, lidhur me dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese

Balla ka sulmuar nga Kuvendi Presidentin Meta, lidhur me dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese

4 min read
0
0
36
Spread the love

Kreu i grupit parlamentar në PS Taulant Balla ka sulmuar nga Kuvendi Presidentin Meta, lidhur me dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese që pritet të votohen sot.

Balla u shpreh se ka ardhur koha që presidenti të heqë maskën, dhe të flasë troç, se do të çojë në Gjykatën Kushtetuese, bashkejetuesen e ish-deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj, Marsida Xhaferllari.

“Troç me troç nuk ka, tani kur zgjidhet, e para ta sqarojmë, ore miq thelbi i reformës në drejtësi ka qenë të heqim dorë nga historia 28 vjecare që politika zgjedh anëtarët e sistemit të drejtësisë, ia hoqëm te Gjykata e Lartë, 3 i ka presidenti, 3 Kuvendi dhe 3 Gjykata e Lartë, por si? Institucioni bazë nuk është as Presidenti as Gjykata e Lartë, as Kuvendi por KED, ku aplikojnë 700 veta dhe sjell 3 veta, presidenti dhe kuvendi ka afat”– ka thënë Balla, duke kujtuar se këtë afat presidenti e ka shkelur.

 “Presidenti të heqë maskën dhe të flasë troç, nuk ka hallin e afateve as të Kushtetutës, ai ka ngulmuar që lista nga KED ti shkojë me 4 veta, se është renditur një person që ai ka besim, ka njohje. Ai do të cojë në Kushtetuese bashkëjetuesen e Alibealjt”- tha Balla.

Duke folur për afatet, Balla ka theksuar se Kuvendi është brenda afatit, gjë që nuk është e njëjtë për presidentit: “Ka dalë sot nga kafja me njërin që e pi përditë dhe thotë Kuvendi është me vonesë, po si mor lum miku, ne na ka ikur afati qe jemi brenda afatit, nderkohe qe ty që të ka ikur afati ti qenke në rregull.  Më 3 nëntor i ka mbarur afati Presidentit, shpikje e re kjo që presidenti paska të drejtë të pezullojë afatin, me këtë precedent ai thotë pezulloj afatin 5 vjecar të presidentit dhe e bëj 50 vjet, deri kur të më teket mua”- tha Balla.

Para nisjes së seancës së sotme në Kuvend, presidenti Meta iu kërkoi të gjithë deputetëve që të mos votonin për dy anëtarët e Kushtetueses, pasi sipas tij ishin duke shkelur themelin e shtetit, që është vetë Kushtetuta.

 

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Rindërimet pas tërmetit/ Eksperti Selami Xhepa: Dëmi sa 10% e PBB-së, ja si mund të financohet

Spread the love“Ndikimi ekonomik i një katastrofe të kësaj përmase mendoj se është i fortë…