Home Politike Përfundon mbledhja e opozitës për reformën zgjedhore, Bylykbashi tregon çfarë u diskutua

Përfundon mbledhja e opozitës për reformën zgjedhore, Bylykbashi tregon çfarë u diskutua

2 min read
0
0
43
Spread the love

Sapo ka përfunduar mbledhja e grupit të punës të opozitës për diskutimin e pikave të platformës për Reformën Zgjedhore kun ë një deklaratë për mediat nga Oerd Bylykbashi u bënë me dije edhe prioritetet e opozitës.

Sipas Bylykbashit opozita e ka të qartë planin e saj për të siguruar numërim të saktë të votave, ndërkohë ka theksuar se  ai është një proces që kërkohet edhe vullnet politik.

“Ka propozime konkrete për zgjidhjet sa i përket votimit. Identifikimi elektronik, votimi elektronik, është një zgjidhje. Duhet të luftojmë shit-blerjen dhe manipulimin e votës, nëpërmjet marrjes së kartave të identitetit. Opozita ka propozime konkrete për Reformën Zgjedhore disa prej të cilave i kemi vendosur që në fillim në tryezën e diskutimeve. Të luftojmë shit-blerjen e votës dhe manipulimin e zgjedhjeve. Të garantojmë një numërim të besueshëm. Mazhoranca po punon në mënyrë të njëanshme. Zgjedhësit duan të shohin se si komisionerët punojnë. Propozimi jonë është i qartë në tryezë, me planin pesë pikësh. Zgjidhjet e mazhorancës janë krejtësisht të pabesueshme”, tha ndër të tjera Bylykbashi.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In Politike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Rindërimet pas tërmetit/ Eksperti Selami Xhepa: Dëmi sa 10% e PBB-së, ja si mund të financohet

Spread the love“Ndikimi ekonomik i një katastrofe të kësaj përmase mendoj se është i fortë…