Home AKTUALITET Prishtinë/“Na ka kërcënuar me jetë fëmijët”, prindërit i zënë “pritë” në oborrin e shkollës

Prishtinë/“Na ka kërcënuar me jetë fëmijët”, prindërit i zënë “pritë” në oborrin e shkollës

1 min read
0
0
58
Spread the love

Këshilli i prindërve të shkollës “Emin Duraku”, në Prishtinë, që nga ora 07:30 janë mbledhur për të ndaluar hyrjen e arsimtares A.M. Për këtë të fundit prindërit po pretendojnë se ka abuzuar me fëmijët dhe i ka kërcënuar me jetë.

Zijavere Krasniqi, kryetare e këshillit drejtues të kësaj shkolle tha se sot janë mbledhur në shenjë pakënaqësie ndaj DKA-së dhe gjykatave.

“Sot jemi mbledhur një pjesë e prindërve si shenjë pakënaqësie për DKA-në, faktikisht edhe për gjykatën që nuk po e merr vendimin e duhur, vendim të suspendimit të arsimtares të historisë.

Ende nuk kemi marrë përgjigje prej DKA-së, po e presim që po e merr një vendim të duhur edhe të shpejtë. Në të njëjtën kohë ju bëj thirrje gjykatës të marrin me seriozitet shumë të madh këtë çështje se nuk është e lehtë”, ka thënë ajo.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Arrestimet pas tërmetit/ Policia e Durrësit jep detaje: 17 urdhër ndalimi, 9 në pranga, 8 në kërkim

Spread the love Drejtori i Policisë së Durrësit Lorenc Shehu, i shoqëruar nga kryeprokuror…