Home AKTUALITET Prokuroria lëshon urdhërarrest për Agim Kajmakun, Policia e shpall në kërkim

Prokuroria lëshon urdhërarrest për Agim Kajmakun, Policia e shpall në kërkim

3 min read
0
0
49
Spread the love

Prokuroria ka lëshuar urdhërarrest për Agim Kajmakun, ish-kryetarin e Bashkisë së Vorës, të cilit më herët iu hoq mandati nga KQZ, për shkak se kishte gënjyer në formularin e dekriminalizimit.

Mësohet se Policia e ka shpallur në kërkim Kajmakun, pasi ai nuk gjendet në banesën e tij. Akuza që rëndon mbi Kajmakun është ajo e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të formularëve, dhe ushtrimit të funksioneve pas dhënies fund të detyrës.

‘’Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka shpallur ne kerkim me mase sigurimi me arrest ne burg, ne lidhje me hetimin qe zhvillohet ne ngarkim te shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar per kryerjen e veprave penale, Shperdorim detyre, sipas nenit 248 te Kodit Penal, fallsifikimi i formulareve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrimi i funksioneve pas dhenies fund te detyres, neni 249 i Kodit Penal”, njofton prokuroria e Tiranës.

Vora u kthye dhe në një arenë përplasjesh brenda vetë klaneve në PS, ku ministrja Belinda Balluku kërkoi që të vendoste në krye të Bashkisë Laureta Omerin, një nga nënkryetaret e saj të besuara, të cilën Kajmaku e shkarkoi ditën e fundit të qendrimit të tij në detyrë.

Përpara se KQZ ta shkarkonte, Kajmaku ka shkuar në zyrën e tij, dhe ka shkarkuar dy nënkryetarët e bashkisë: Muca dhe Laureta Omeri.

Në vend të tyre, ka emëruar vetëm një nënkryetar bashkie, shefin e tij të kabinetit, Gent Picari.

Në këto kushte, Këshilli bashkiak është i detyruar ta caktojë Picarin, të besuarin e Kajmakut, në krye të bashkisë.

Nga ana tjetër zgjedhjet në Bashkinë e Vorës mbahen peng nga ana e presidentit Meta, i cili njësoj si në rastin e Shkodrës nuk ka dekretuar një datë të re për mbajtjen e tyre, pasi nuk i njeh votimet e 30 Qershorit, nga ku doli kryetar dhe Kajmaku.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Rindërimet pas tërmetit/ Eksperti Selami Xhepa: Dëmi sa 10% e PBB-së, ja si mund të financohet

Spread the love“Ndikimi ekonomik i një katastrofe të kësaj përmase mendoj se është i fortë…