Home AKTUALITET Veliaj u përgjigjet banorëve të Astirit/ Bullizmi politik i partive që bllokojnë punët publike nuk ka vend në Tiranë!

Veliaj u përgjigjet banorëve të Astirit/ Bullizmi politik i partive që bllokojnë punët publike nuk ka vend në Tiranë!

3 min read
0
0
58
Spread the love

Mëngjesin e sotëm banorët e Astirit janë ngritur duke protestuar për të mbrojtur banesat e tyre, pas paralajmërimit të IKMT-së se do të ndërhyjnë për të shembur banesat, për ti hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Re.

Ndërkohë lidhur me protestën e tyre ka reaguar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se “një pjesë e familjeve kanë marrë paratë për ndërtimet pa leje në mes të rrugës, pjesa tjetër në foto është futur për zhvillim duke liruar rrugën e duke marrë nga 1-3 apartamente në këmbim!

“Astiri?

Një pjesë e familjeve kanë marrë paratë për ndërtimet pa leje në mes të rrugës, pjesa tjetër në foto është futur për zhvillim duke liruar rrugën e duke marrë nga 1-3 apartamente në këmbim! 

Bullizmi politik i partive që bllokojnë punët publike nuk ka vend në Tiranë!”- shkruan Veliaj.

Pas këtij postimi banorët e Unazës së Re kanë komentuar në faqen e Veliajt, duke i shkruar që të qetësohet dhe se për këtë do të flasin nesër.

“Qetësohu! Flasim nesër!”- shkruan faqja e menaxhuar nga banorët e Unazës së Re, koment i cili është fshirë mënjëherë nga Veliaj.

Astiri?Një pjesë e familjeve kanë marrë paratë për ndërtimet pa leje në mes të rrugës, pjesa tjetër në foto është…

Gepostet von Erion Veliaj am Montag, 11. November 2019

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Arrestimet pas tërmetit/ Policia e Durrësit jep detaje: 17 urdhër ndalimi, 9 në pranga, 8 në kërkim

Spread the love Drejtori i Policisë së Durrësit Lorenc Shehu, i shoqëruar nga kryeprokuror…