Home AKTUALITET 140 mijë lekë të vjetra shpërblim per titullin .Klevis Çelaj/ kampioni i boksit në skamje dhe varfëri. “Zgjodha të isha sportist dhe jo hajdut”.

140 mijë lekë të vjetra shpërblim per titullin .Klevis Çelaj/ kampioni i boksit në skamje dhe varfëri. “Zgjodha të isha sportist dhe jo hajdut”.

5 min read
0
0
58
Spread the love
Klevis Çelaj është një nga sportistët më të talentuar në vend. Në muajin tetor fitoi titullin kombëtar “Kampion i boksit”.

Por jeta e tij nuk ka qenë aq e lehtë, i riu rrëfeu në emisionin “Historia ime”, të gazetares Mirela Milori, kalvarin e vuajtjeve të jetës. Kampioni tha se vjen nga një familje e varfër dhe i është dashur të punojë që në moshë të vogël.

Kushtet e vështira e kanë detyruar që të mos vazhdojë as gjimnazin. Për të mbajtur familjen, ai ka punuar në baret e qytetit të Vlorës që në moshën 12-vjeçare.

Kampioni jeton në një shtëpi të vjetër me nënën, babain, motrën dhe tezen e cila ka shumë probleme shëndetësore. Të gjithë presin prej tij… Skamja dhe varfëria nuk e mundën kampionin Çelaj, i cili vetë u shpreh se “zgjodha të isha sportist dhe jo hajdut”.

“E kam nisur gjithçka në mënyrë autodidakte, me dy doreza dhe një thes të dhuruar nga dashamirës. Jam stërvitur vetëm në natyrë”, u shpreh ai.

Të fitonte titullin kampion kombëtar nuk ishte e lehtë. I janë dashur disa vite stërvitje intensive dhe një dietë rigoroze për rënien nga pesha. Çelaj pas kësaj fitoreje, u shpërblye vetëm me 14 mijë Lekë, të cilat në fund nuk i dolën as për të blerë një palë doreza boksi.

Pjesë nga biseda:

Mirela Milori: Ti ke marrë një farë shpërblimi që dole kampion?

Klevis Çelaj: Kam marrë 140 mijë Lekë..

Mirela Milori: 140 mijë Lekë të vjetra apo të reja?

Klevis Çelaj: Të vjetra..

Mirela Milori: 140 mijë Lekë të vjetra, ke marrë që dole kampion?

Klevis Çelaj: Aq kam marrë..

Mirela Milori: Në jetë tënde ke pasur momente të vështira mesa di?

Klevis Çelaj: Po plot, sa të duash, pafund..

Mirela Milori: Cilat kanë qenë, nëse mund ti ndash me ne?

Klevis Çelaj: Po ja të shikosh motrën e vogël, të kesh një pjatë gjellë dhe të shkosh 5 veta në shtëpi , s’di kujt t’ja japësh më përpara atë pjatë. Jam menduar, kujt t’ja jap më përpara. (Qan)

Mirela Milori: Për çfarë të vjen keq që nuk ke në jetën tënde?

Klevis Çelaj: Më vjen keq që jam 30 vjeç dhe s’kam dalë njëherë jashtë shtetit.

Se kam kaluar ndonjëherë, vetëm brenda Shqipërisë, s’kam bërë asgjë, kam vuajtur shumë… Zakonisht mundohem që mos i’ua shpreh njerëzve, vetëm buzëqesh sado përbrenda jam…

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Erdoğan: Turqia ka filluar punimet lidhur me ndërtimet në Shqipëri

Spread the lovePresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, lidhur me ndërtimin e 500 njësi…