Home BOTA Gnabri mrekullon Gjermaninë! Barazon rekordin e të madhit Gerd Myler!

Gnabri mrekullon Gjermaninë! Barazon rekordin e të madhit Gerd Myler!

2 min read
0
0
33
Spread the love

Serzh Gnabri për rekord! Sulmuesi i Bajerit të Mynihut, 24 vjeç, po udhëton me një mesatare të frikshme në Kombëtare: 13 ndeshje, 13 gola të shënuar mes te cilëve dy tregolësha, i fundit ditën e djeshme kundër Irlandës së Veriut. Shifra që te “Mannschaft” vetëm një lojtar i kishte arritur më parë: Gerd Myler!

është viti që sulmuesi të kurorëzojë karrierën e tij, teksa tifozët e Bajernit e kanë zgjedhur si lojtarin më të mirë të sezonit 2018/19. Numra që këtë sezon konfirmojnë rritjen e tij. Bavarezët kishin nuhatur saktë kur e blenë nga Verder Bremen për 8 milionë euro. Thërrime krahasuar me atë që Gnabri vlen sot. Për të caktuar një shifër është e vështirë, duke qenë se lojtari nuk është në merkato. “Aftësitë e tij pjesa e tjetër e Bundesligës i ka zili: shpejtësi, gjuajtje dhe dribling. Dhe mund të përmirësohet edhe më,” ka deklaruar ish-trajneri i tij, Niko Kovaç.

Nuk kanë qenë të këtij mendimi tek Arsenali, që e morën në Angli për 100 mijë euro në moshën 16-vjeçare, një rritje që nuk i bindi “Topçinjtë”, të cilët e shitën katër vite më pas tek Verderi për 5 milionë. E sigurt që sot në Londër dikush po ha thonjtë nga inati…

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In BOTA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Greqi/36-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në burg

Spread the loveNjë 36-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë në burgun e Agias në Hania mëngjesin…