Home AKTUALITET Ilir Meta pret në zyrë kreun e KLP, zbulohen temat e nxehta (Garancia e Presidentit)

Ilir Meta pret në zyrë kreun e KLP, zbulohen temat e nxehta (Garancia e Presidentit)

2 min read
0
0
52
Spread the love

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë e informoi Kreun e Shtetit për hapat e mëtejshëm dhe koordinimin ndërmjet të gjithë institucioneve të përfshira në procesin e konstituimit të Prokurorisë së Posaçme. Presidenti Meta e siguroi  kreun e KLP-së, Gent Ibrahimin për mbështetjen e pa kursyer në përmbylljen me sukses të procesit të ngritjes së Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Kreu i shtetit, Ilir Meta i bëri me dije Kryetarit të KLP-së, se pavarësisht rezervave që ai ka patur në lidhje me zgjedhjen antikushtetuese të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm dhe vonesat në krijimin e këtyre institucioneve të reja, do të mbështesë maksimalisht këtë proces në mënyrë që këto organe kaq të rëndësishme të drejtësisë penale të jenë sa më shpejt funksionale dhe që procedura e konstituimit të tyre të kryhet brenda një kohe sa më shpejt të jetë e mundur.

Zyra e shtypit të kreut të shtetit bën me dije se në këtë drejtim Presidenti i Republikës do të përmbushë çdo detyrim që do t’i kërkohet sa më parë të jetë e mundur, në përputhje me ligjin dhe frymën e Kushtetutës.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

I hodhën në erë makinën me tritol, zbulohet emri i efektives nga Durrësi, çfarë deklaroi në Polici

Spread the loveQyteti i Durrësit është tronditur mbrëmjen e kaluar nga një shpërthim trito…