Home AKTUALITET Agim Kajmaku në kërkim, deputetja socialiste: PS nuk mban përgjegjësi

Agim Kajmaku në kërkim, deputetja socialiste: PS nuk mban përgjegjësi

3 min read
0
0
39
Spread the love

Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku është ende në kërkim me vendim gjykate, por Partia Socialiste nuk mund të mbajë asnjë përgjegjësi për këtë rast ka thënë deputetja e mazhorancës, Ermonela Felaj.

E pyetur në një intervistë televizive mbi rastin Kajmaku, deputetja socialiste tha se përderisa Partia Socialiste nuk e ka mbështetur atë atëherë nuk mban asnjë përgjegjësi morale ose politike.

“Ky rast nuk identifikohet me PS, është një çështje që po e ndjek Prokuroria. Nuk ka asnjë përgjegjësi sa kohë që nuk i kemi dhënë asnjë mbështetje, nuk kemi asnjë lloj përgjegjësie, as morale as politike. Kemi bërë shkëputje nga këta persona dhe kjo është realizuar me ligjin e dekriminalizimit. PS është partia më e votuar e shqiptarëve”, deklaroi Felaj.

Ajo komentoi edhe përplasjen për Gjykatën Kushtetuese duke thënë se Presidenti Meta nuk duhet të dekretonte Marsida Xhaferllarin por ti drejtohej Komisionit të Venecias.

“Vlerësimin e aftësisë personale e bën Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe jo Presidenti. Ishte konsumuar zgjedhja e presidentit duke kaluar afati tre ditor, lista kishte rënë dhe nuk mund ti kthehej me asaj liste. Sipas këndvështrimit tim nëse presidenti ruan një gjykim tjetër për mënyrën e përcaktimit të radhës është çështje që i përket vetë presidentit”, tha Felaj.

Sa i përket mundësisë për zgjedhjeve të parakohshme, deputetja tha se PS nuk është duke i marrë aspak në konsideratë.

“Zgjedhjet janë tepër të diskutuara dhe vijon rregullisht procesi, por zgjedhjet e parakohshme nuk merren në konsideratë”, tha ajo. /Opinion.al

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Arrestimet pas tërmetit/ Policia e Durrësit jep detaje: 17 urdhër ndalimi, 9 në pranga, 8 në kërkim

Spread the love Drejtori i Policisë së Durrësit Lorenc Shehu, i shoqëruar nga kryeprokuror…