Home AKTUALITET Minga: Nga konflikti i Metës me ndërkombëtarët, përfitues janë Rama e Basha

Minga: Nga konflikti i Metës me ndërkombëtarët, përfitues janë Rama e Basha

2 min read
0
0
35
Spread the love

Gazetari Denis Minga deklaroi se nuk ka ndryshuar mbështetja e ndërkombëtarëve për Reformën Zgjedhore. I ftuar në emisionin “360 gradë” në RTV Ora, Minga tha se Presidenti Meta ka një konflikt me ndërkombëtarët, nga i cili përfitojnë kryeministri Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Denis Minga: Mbështetja e ndërkombëtarëve për reformën nuk ka ndryshuar asnjë gram. Edhe sot kemi si ShBA-në, si BE-në, si OSBE-në që thonë të njëjtën gjë. Shkoni në Komisionin e Venecias. Këtë gjë nuk e do vetëm Presidenti, as opozita. Rama prandaj është komod. Të premten e kaluar, Rama tha një fjali në parlament, që Meta nuk e ka betejën me ne, por me ndërkombëtarët. Dhe realisht kështu po rezulton. Rama ka që nga e premtja që nuk ka thënë asnjë fjalë. Ndërkohë Meta ka cdo ditë që zihet ose me ShBA-në, ose BE-në nëpërmjet ambasadorëve.

Kjo është një situatë që e bën Partia Socialiste. Nga konflikti i madh që ka Meta sot me ndërkombëtarët, dy janë përfituesit e mëdhenj. Një është Edi Rama, i dyti është Lulzim Basha. Po ta shikoni, Basha është kthyer tek ajo që e ka përzemër, është partner i europianëve. Ka qenë në Bruksel, ka takuar njerëz të rëndësishëm.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Arrestimet pas tërmetit/ Policia e Durrësit jep detaje: 17 urdhër ndalimi, 9 në pranga, 8 në kërkim

Spread the love Drejtori i Policisë së Durrësit Lorenc Shehu, i shoqëruar nga kryeprokuror…