Home AKTUALITET Gjirokastër, pronari i zyrave të OSHEE-së emërohet drejtor, bëri burg për dhunë dhe u shkarkua nga Rama për tendera informalë

Gjirokastër, pronari i zyrave të OSHEE-së emërohet drejtor, bëri burg për dhunë dhe u shkarkua nga Rama për tendera informalë

3 min read
0
0
41
Spread the love

GJIROKASTËR– Ditën e sotme është emëruar drejtori i OSHEE-së në Gjirokastër, Dashamir Qeli i cili sot është prezantuar me stafin por është në shkelje flagrante ligjore.

Qeli mbahet mend për blerjen dhe ndërtimin e sistemit të ri informatik për FAF me vlerë 22 milionë lek të rinj dy vjet më pare, me anë të një tenderi informal. FAF është shoqëri e zhvillimit rural ku qarkullojnë miliona euro në muaj.

Qeli më pas u shkarkua me vendim të kryeministrit Rama dhe prej 1 viti e gjysmë qëndroi anëtar  në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës. Ai ka kryer studimet për Histori-Gjeografi dhe Kontabilitet-Financë në vitet 1995-2010 në një kohë kur ushtronte funksione të larta publike si drejtor i Ndërmarrjes së Ujësjellës Gjirokastër 2008-2016.

Dhe ky emërim mund të jetë një riciklim i një figure të kalbur nga korrupsioni dhe me rekorde korruptive kur ka qenë në pozicione drejtuese në administratën shtetërore.

Por para denoncimit në media të aferës për blerjen e sistemit të ri informatik të FAF, Qeli u denoncua për goditje për shkak të detyrës që ka bërë ndaj avokatit gjirokastrit Bernard Aliko në vitin 2003, teksa ushtroi dhunë ndaj tij në sallën e gjyqit në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër.

Në atë periudhë Qeli ka qenë doganier në Kakavije dhe njëkohësisht kreu i FRESSH Gjirokastër. Qeli u arrestua për dhunën e ushtruar ndaj Bernard Alikos dhe u lirua në sallën e gjyqit tre ditë më pas duke paguar një shumë prej 150 mijë lekësh të rinj si garanci që i vendosi gjykatësja Blerta Cibuku. Pas kësaj Qeli u rikthye në doganë.

Gjithashtu vlen të shtojmë se zyrat e OSHEE-së në rrehtin e Gjirokastrës janë në pronësi të vetë Qelit. Burime nga Gjirokastra bëjnë me dije për Dosja.al se Qeli, tashmë drejtor i OSHEE-së ka mbështetjen e ministrit Blendi Çuçi.

(Dosja.al)

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Arrestimet pas tërmetit/ Policia e Durrësit jep detaje: 17 urdhër ndalimi, 9 në pranga, 8 në kërkim

Spread the love Drejtori i Policisë së Durrësit Lorenc Shehu, i shoqëruar nga kryeprokuror…