Home BOTA NASA gjen përmbajtje sheqeri në meteoritet që ranë në Tokë

NASA gjen përmbajtje sheqeri në meteoritet që ranë në Tokë

2 min read
0
0
36
Spread the love

Shkencëtarët e NASA thonë se kanë arritur të bëjnë një zbulim të befasishëm ndërsa kanë analizuar tre meteoritë që ranë në Tokë.

NASA njoftoi se kanë gjetur provat e para të sheqernave në meteorite, gjë që shton dëshmi mbi teorinë se Asteroidët mund të jenë elementët e parë të krijimit të botës.

Ndër sheqernat e identifikuara janë riboza, arabinoza, xylose dhe leksoza –  por jo saharozë. Këto sheqerna, thonë studiuesit, u formuan si rezultat i reaksioneve kimike që ndodhën në hapësirë.

Ekzistenca e ribozës në veçanti është një gjetje domethënëse pasi është përbërësi kyç në ARN. Po ashtu në të kaluarën janë identifikuar aminoacidet në meteoritet e analizuara.

Studiuesit thonë se kanë përjashtuar mundësinë që ato sheqerna të merren në të vërtetë nga kontakti i meteorites me Tokën duke analizuar izotopet. Sipas tyre, mostrat përmbajnë karbon 13 në vend të karbonit më të zakonshmit (12) dhe se u pasuruan shumë përtej sasisë që shkencëtarët gjejnë në Tokë.

Shkencëtarët kanë në plan që të vijojnë më tej studimet e metoritëve për të kuptuar më mirë se sa të shpeshta mund të jenë gjetjet e sheqernave e po ashtu karakteristikat e tyre.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In BOTA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Rindërimet pas tërmetit/ Eksperti Selami Xhepa: Dëmi sa 10% e PBB-së, ja si mund të financohet

Spread the love“Ndikimi ekonomik i një katastrofe të kësaj përmase mendoj se është i fortë…