Home BOTA Lampard i kujton deklaratën Murinjos: Nuk e ndryshoj mendimin as pas dhjetë viteve

Lampard i kujton deklaratën Murinjos: Nuk e ndryshoj mendimin as pas dhjetë viteve

2 min read
0
0
35
Spread the love

Këtë javë bëri bujë emërimi në krye të Totenhemit i teknikut Hoze Murinjo. Luzitani kishte 11 muaj i papunë, por pas shkarkimit të Poçetinos, pranoi stolin e londinezve. Menjëherë në rrjetet sociale qarkulloi një deklaratë e luzitanit e para disa viteve ku shprehej se për respekt të tifozëve të Çelsit nuk do të trajnonte asnjëherë Totenhemin.

Por, 56-vjeçari duket se e ka harruar këtë premtim dhe tashmë është në krye të “ Spurs”. I pyetur mbi këtë temë, ish-futbollisti i Murinjos te Çelsi dhe sot trajner i bluve të Londrës, Frenk Lamaprd ka premtuar se ai asnjëherë nuk do marrë drejtimin e Totenhemit dhe kjo deklaratë do të vlejë edhe pas 10 viteve.

“Mund të siguroj se jo nuk do e marr në drejtim Totenhemin. Këtë deklaratë mund ta përdorni edhe pas 10 viteve. Nuk ka për të ndodhur. Murinjo ka punuar me shumë klube dhe duhet ta respektojmë për punën e tij. Është vendimi i tij, nëse fansat të gjykojnë apo jo, nuk është në duart e tua”, tha Lampard.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In BOTA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Greqi/36-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në burg

Spread the loveNjë 36-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë në burgun e Agias në Hania mëngjesin…