Home AKTUALITET Shqiptari ndërron jetë në burgun e Maqedonisë Veriore, motra: Askush nuk i ofroi ndihmë

Shqiptari ndërron jetë në burgun e Maqedonisë Veriore, motra: Askush nuk i ofroi ndihmë

2 min read
0
0
50
Spread the love

Në njërën nga qelitë e Burgut të Kumanovës mbrëmë rreth orës 22:00, në moshën 22-vjeçare ka ndërruar jetë Labinot Misini nga Lagja e Trimave, Kumanovë.

Autoritetet e burgut dhe të policisë ende nuk e kanë konfirmuar rastin, por jo zyrtarisht mësohet se gardianët nuk kanë thirrur urgjencën mjekësore me kohë nga Spitali i qytetit, shkruan Tetova1.

Në një prononcim për portalin “Tetova1” të motrës së Labinotit, Liridona Misini thotë se vëllai tashmë më i ndjerë në një komunikim që ka pasur me të që ditën e premte është ankuar se nuk ndjehet mirë.

Sipas saj, Labinoti herën e fundit mbrëmë rreth orës 21:00 ka kërkuar ndihmë, por askush nuk i ka ofruar dhe ka ndërruar jetë nga ora 22:00. Liridona apelon që të hetohet rasti se përse nuk i është ofruar ndihma mjekësore vëllait të saj në kohë.

Sipas familjarëve, Labinoti ka qenë në vuajtje të dënimit me 9 vite burg për një vepër që e ka kryer në moshën 12 vjeçare dhe se në burg është që nga mosha 15-vjeçare.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Makina përplas këmbësorin në Kombinat, rëndë në spital

Spread the loveNjë aksident rrugor ka ndodhur këtë paradite, në Tiranë. Ngjarja është shën…