Home AKTUALITET Djemtë e lidhjes/Kosova mbetet mbështetësi kryesor i ndihmave dhe asestencës pas tërmetit

Djemtë e lidhjes/Kosova mbetet mbështetësi kryesor i ndihmave dhe asestencës pas tërmetit

2 min read
0
0
73
Spread the love

Kosova vijon të mbetet një nga mbështetëset kryesore të ndihmave dhe asestencës pas tërmetit të ndodhur  në Shqipëri ndërkohë që së fundmi ka ofruar edhe zgjidhje  për ata që kanë mbetur pa një streh.

Ndërkohë “Djemte e lidhjes” nga qyteti i Prizrenit janë bërë si pikë referimi për mbledhjen e ndihmave për vëllezërit e tyre shqiptarë.

Kamionë të shumtë po mbledhin ndihma logjistike , ushqime veshmbathje etj, me destinacion vatrat e dëmtuara nga tërmeti dhe pritet të nisen nga çasti nëçast.

“Djemte e lidhjes” shprehin ngushëllime te sinqerta për jetët e humbura dhe bashkojnë zemrat me familjet e dëmtuara.

Për këtë rast edhe , Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me komunën e Prizrenit, Ambasadën Gjermane në Kosovë dhe GIZ në Kosovë, kanë vendosur të hapin Parkun Inovativ në Prizren (ish kampi ushtarak Gjerman) për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri në detyrë, Behgjet Pacolli, përmes postimin një Facebook, duke treguar edhe një herë se shteti kosovar do t’i dalë në ndihmë në çdo mënyrë shqiptarëve që kanë mbetur pa shtëpi.

Sipas tij, ky park ofron të gjitha kushtet dhe ka mbi 800 shtretër, menzë, spital, fusha sportive dhe çdo gjë për t’ju bërë të ndiheni komod gjatë kësaj kohe krize.

 

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

“Fëmijët vdiqën në mëngjes”, detaje nga ngjarja e rëndë në Berat. Janë varrosur nga prindërit pas autopsisë

Spread the loveBerati është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku dy foshnja binjake 5-muaj…