Home BOTA Formula 1, Hamilton siguron “pole position” në Abu Dabi

Formula 1, Hamilton siguron “pole position” në Abu Dabi

1 min read
0
0
35
Spread the love

Piloti britanik i ekipit Mercedes, Lewis Hamilton do të fillojë i pari garën e 21-të në Grand Prixin Abu Dabi në Kampionatin Botëror në Formula 1 për vitin 2019.

Në pistën “Yas Marina” prej 5.554 metra në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dabi, me 55 xhiro u zhvillua renditja për garën e Grand Prixit Abu Dabi.

Piloti britanik, 34-vjeçari Hamilton, i cili është shpallur kampion për të gjashtën herë në karierën e tij që në garën e 19-të në Grand Prix SHBA, siguroi “pole position” me kohën 1 minutë e 34.779 sekonda.

Ndërsa i dyti u rendit Valtteri Bottas, kolegu i ekipit të Hamilton me kohën 1.34.973 sekonda ndërsa i treti piloti holandez Max Verstappen i ekipit Red Bull-Honda me kohën 1.35.139.

Gara e madhe Grand Prix Abu Dabi do të zhvillohet nesër në orën 14:10.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In BOTA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Humbi kontaktet me familjen, gjendet në Shqipëri 14-vjeçarja e zhdukur në Greqi

Spread the loveGjendet në Shqipëri një 14-vjeçare nga Kalithea, e cila ishte larguar nga f…