Home AKTUALITET Blushi i përgjigjet portaleve të qeverisë/ Asnjë shoqërues i Presidentit nuk ka kërcënuar sot asnjë banor

Blushi i përgjigjet portaleve të qeverisë/ Asnjë shoqërues i Presidentit nuk ka kërcënuar sot asnjë banor

1 min read
0
0
39
Spread the love

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi reagon pas publikimit të një lajmi në portale pranë qeverisë, sipas të cilave, shoqëruesit e kreut të shtetit kanë kërcënuar banorët ditën e sotme.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Blushi shkruan ndër të tjera se, çdo shqetësim i drejtë i tyre është dëgjuar dhe mbajtur shënim nga ekipi i Presidentit.

Ai i quan këto publikime, dizinformacione dhe gazetari të mjerë,

“Keqardhje për dizinformacionet dhe gazetarinë e mjerrë të portalit të M.B-së. Asnjë shoqërues i Presidentit nuk ka kërcënuar sot asnjë banor.

Çdo shqetësim i drejtë i tyre është dëgjuar dhe mbajtur shënim nga ekipi i Presidentit.

Ankesa e banorit në Shkafane për sjelljen arrogante të Kryeplakut të fshatit i është raportuar autoriteteve përkatëse për verifikim dhe marrje masash.

TURP, TURP, TURP për këtë gazetari të mjerrë!”, shkruan Blushi në reagimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Erdoğan: Turqia ka filluar punimet lidhur me ndërtimet në Shqipëri

Spread the lovePresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, lidhur me ndërtimin e 500 njësi…