Home AKTUALITET Inxhinieri Sokol Kikino: Po zhdukin gjurmët e krimit në Durrës me shembjen urgjente të pallatëve

Inxhinieri Sokol Kikino: Po zhdukin gjurmët e krimit në Durrës me shembjen urgjente të pallatëve

2 min read
0
0
55
Spread the love

Sot me urdhër qeveritar kanë filluar të shemben disa pallate në Durrës. Por Durrësi përveç vend tragjedie mbetet dhe vend krimi që do të thotë se duhej që prokuroria të kishte filluar hetimin penal për lejet e ndërtimit dhe cilësinë e punimëve në këto pallate nga firmat zbatuese.

Në studion e News24 ishin disa nga inxhinierët më të njohur të vendit. Inxhinieri Sokol Kikino theksoi, ndër të tjera, se pse po nxitohet për ti shembur këto pallate të cilat kanë probleme me kushtet teknike të ndërtimit. Pra, tha Kikino, se duhet që prokuroria ti filmonte, t’i kontrollonte me ekspertët e fushës për të ngritur akuza penale ndaj shkaktarëve të kësaj situate.

Ajo që theksoi Kikino tregon se dikush në qeveri dhe në bashkinë e Durrësit janë të interesuar që ti zhdukin gjurmët e krimit. Bashkia e Durrësit ka dhënë lejet e ndërtimit dhe ajo është përgjegjëse, por fakti që po i rrëzojnë shpejt e shpejt tregon se nuk duan të ketë asnjë gjurmë për prokurorinë.

Dhe po zhdukin gjurmët e punëve të tyre kriminale me lejet e ndërtimit dhe cilësinë jashtë standartëve teknike ligjore.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Humbi kontaktet me familjen, gjendet në Shqipëri 14-vjeçarja e zhdukur në Greqi

Spread the loveGjendet në Shqipëri një 14-vjeçare nga Kalithea, e cila ishte larguar nga f…