Home AKTUALITET Rama tjetër paralajmërim për mediat: Verifikoni atë që thoni

Rama tjetër paralajmërim për mediat: Verifikoni atë që thoni

2 min read
0
0
43
Spread the love

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish mediat në vend, ndërsa kërkon prej tyre të verifikojnë skatësinë e informacioneve që përcjellin tek qytetarët.

Shefi i qeverisë u kërkon mediave të ndalojnë me urgjencë atë që ai e quan si “klithma në studio”, ndërsa kërkon prej tyre, që të luajnë rolin e solidaritetit duke qetësuar shpirtrat e shumë familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore

Reagimi i Ramës

Gjatë periudhës së gjendjes së jashtzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar! Kjo është koha për kurimin psikologjik të popullit që ju ndjek dhe jo për rrenat e shamatatë karakteristike të veprimtarisë së një pjese të madhe të sferës suaj!

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Erdoğan: Turqia ka filluar punimet lidhur me ndërtimet në Shqipëri

Spread the lovePresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, lidhur me ndërtimin e 500 njësi…