Home KRONIKA Elbasan/ Policia arreston biznesmenin e shumëkërkuar

Elbasan/ Policia arreston biznesmenin e shumëkërkuar

5 min read
0
0
46
Spread the love

Agron Xibraku, biznesmeni i shumë kërkuar është arrestuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, gjatë një askioni blic të zhvilluar nga policia.

Xibraku ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka falsifikuar dokumentet për 10 vitet e fundit duke shmangur detyrimet financiare dhe duke përvetësuar shuma të mëdha parash.

Gjithashtu, të njëjtat burime theksojnë Agron Xibraku është pronari i firmës “Gostima 2003” , linja e urbanit që operon në vitin 2003. Me anë të kësaj firme, ai mësohet se ka falsifikuar dokuemnte duke arritur të përfitojë shuma të mëdha parash.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se të arrestuarit i janë sekuestruar edhe aksionet e kompanisë ku ishte ortak.

Për Xibrakun, gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ në mungesë.

Kujtojmë që gjatë muajit gusht të këtij viti u godit grupi i kompanive të transportit publik, pasi falsifikonin biletat e urbaneve. Në pranga ranë Ferdinand Ibrahimi i firmës “Ferlut”, i biri, Anastas Ibrahimi, administratori i linjës së Unazës, Fatos Vrapi këshilltar bashkiak në Tiranë dhe gruaja e tij Albana Vrapi ortake.

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni  “Informaliteti” për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushat e krimit ekonomik, evazionin fiskal dhe falsifikimin e dokumenteve. Operacioni pas një hetimi 1 vjeçar, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vihet në pranga një shtetas për disa vepra penale. Sekuestro preventive edhe aksioneve që ky shtetas kishte  në kompaninë ku ishte ortak.

Në vijim të zbatimit të planit të masave kundër informalitetit financiar dhe në kuadër të hetimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorim kompetencave” , ka vijuar operacioni policor i koduar “Informaliteti”

Si rezultat, u bë ekzekutimi i Vendimit Penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan e cila më datë 03.12.2019 kishte vendosur masën e sigurisë  “Arrest në burg” në mungesë për shtetasin A. X., lindur dhe banues në Cërrik ,Elbasan.  

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është administrator i  një shoqërie aksionere  dhe ka falsifikuar dokumente të shoqërisë  duke  vjedhur të ardhurat e kësaj shoqërie në dëm të ortakëve të tjerë.

 Po me vendim të Gjykatës është vendosur sekuestro preventive e aksioneve që ky shtetas kishte në këtë kompani, sekuestro kjo e ekzekutuar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan

Policia e Elbasanit është e angazhuar maksimalisht për të zbuluar dhe ndëshkuar cilindo që kryen veprimtari të paligjshme dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In KRONIKA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Humbi kontaktet me familjen, gjendet në Shqipëri 14-vjeçarja e zhdukur në Greqi

Spread the loveGjendet në Shqipëri një 14-vjeçare nga Kalithea, e cila ishte larguar nga f…