Home AKTUALITET Mbledh me urgjencë aleatët, cili është qëndrimi i kryetarëve të partive opozitare ndaj propozimeve të Bashës

Mbledh me urgjencë aleatët, cili është qëndrimi i kryetarëve të partive opozitare ndaj propozimeve të Bashës

2 min read
0
0
47
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët pak minuta më parë, dhe mësohet së është diskutuar për mënyrën sesi mund të zgjidhet situata e krijuar pas tërmetit.

Duke akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masat e duhura për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti, aleatët opozitarë i kanë ofruar mbështetjen e tyre Bashës për planin e paraqitur nga ky i fundit.

Sipas burimeve nga takimi, ata kanë rënë dakord që të ketë një shtim në terren të numrit të inxhinierëve vlerësues. Po ashtu, duhet bërë një vlerësim i shpejtë i dëmeve në çdo banesë, gjë e cila sipas opozitarëve mund të arrihet duke zgjeruar numrin e vlerësuesve.

Po ashtu, aleatët mbështesin anulimin e 150 milionë dollarëve të parashikuar në buxhet për koncesionet e 10 oligarkëve. Ata kërkojnë që fondet nga koncesionet korruptive në shëndetësi, nga inceneratorët dhe nga projektet rrugpre me çmim të trefishuar t’iu kalojnë banorëve të dëmtuar nga tërmeti.

Krerët e partive të koalicionit vlerësojnë se ky është një plan nëpërmjet të cilit fitohet kohë e çmuar dhe burime financiare  në ndihmë të banorëve.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Moti – 8 – 9 Dhjetor 2019

Spread the love Shqipëria Moti – E diel, 8 Dhjetor 2019 —————…