Home AKTUALITET “Pash Zotin boll me këto pisllëqe”, Manjani i shokuar nga Lleshaj: Si macja që kërkon të mbulojë m*tin me hi

“Pash Zotin boll me këto pisllëqe”, Manjani i shokuar nga Lleshaj: Si macja që kërkon të mbulojë m*tin me hi

10 min read
0
0
43
Spread the love

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani reagoi pas përplasjes së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj në Lezhë me shefin e Urbanistikës për sigurinë e një pallati. Përmes një postimi në “Facebook”, Manjani ndalet veçanërisht tek paniku që përmendi edhe ministri gjatë debatit.

Sipas Manjanit, Lleshaj po tenton t’i dënojë qytetarët për shpërndarje paniku si në kohën e komunizmit. Ai u shpreh i habitur për këto deklarata të ministrit.

“U shokova me thënë të drejtën kur dëgjova Ministrin e Brendshëm ti mbyllte gojën specialistit të zyrës së urbanistikës Lezhë, me arsyetimin e “po përhap panik”. E kisha menduar si ndonjë sajesë policësh kët muhabetin e arrestimeve për panik, pa e vrarë mendjen shumë se ky budallëk në vetvete na qenka e cytur nga lart.

U çudita vërtetë, sepse ministri i Brendshëm ka aq kulturë sa për të dalluar panikun si veprimtari kriminale nga paniku si reagim psikologjik në kohë fatkeqësish. Megjithë dyshimet që më kanë lindur për formimin demokratik të ministrit, prap nuk e besoja se ai do rrjeshtohej me kaq zell në anën e mbylljes së gojës së njerëzve, në emër të mos përhapjes së panikut, a thua se është koha e Agjitacionit e Propagandës”, shkruan Ylli Manjani.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Mbi panikun.

U shokova me thënë të drejtën kur dëgjova Ministrin e Brendshëm ti mbyllte gojën specialistit të zyrës së urbanistikës Lezhë, me arsyetimin e “po përhap panik”. E kisha menduar si ndonjë sajesë policësh kët muhabetin e arrestimeve për panik, pa e vrarë mendjen shumë se ky budallëk në vetvete na qenka e cytur nga lart.

U çudita vërtetë, sepse ministri i Brendshëm ka aq kulturë sa për të dalluar panikun si veprimtari kriminale nga paniku si reagim psikologjik në kohë fatkeqësish. Megjithë dyshimet që më kanë lindur për formimin demokratik të ministrit, prap nuk e besoja se ai do rrjeshtohej me kaq zell në anën e mbylljes së gojës së njerëzve, në emër të mos përhapjes së panikut, a thua se është koha e Agjitacionit e Propagandës. Tu thuash njerëzve sot mos flisni, mos përshkruani emocionet që përjetoni, mos denonconi çfarë ju shohin sytë është njësoj si në kohën e komunizmit kur dënoheshe për Agjitacion e Propagandë.

Njerëzit, vecanërisht gazetarët dhe specialistët e këtyre situatave më shumë panikohen se mos përhapin panik sesa të flasin siç e shohin situatën. Po mirë, le të marrim në konsideratë idenë e ministrit se të thuash me zë të lartë tmerrin që sheh me sy e dëgjon me veshë na quhet panik. Atëherë përse nuk arrestohet kryeministri që u bërtet njerëzve në rrugë me të njëjtin panik si ata që i panikoi tërmeti? Më tej akoma, po kur ju tha “do tu vijë e keqja në rrugë se aty e keni të shkruar”, a është më panik sesa statusi krejt normal o Xhulias?

Po deklarimi për shkak të detyrës i Olta Xhaçkës, se kanë rënë mbi 1000 tërmete dhe qindra të plagosur e dhjetëra të vdekur e qindra shtëpi të rrënuara a janë panik? E pra impaktin psikologjik këto deklarime e kanë shumë më të fortë sesa video e Aleancës për Teatrin që filmoi shkarkimin e disa qeseve me ndihma në ministrinë e Brendshme. Deklarimi publik i vetë ministrit, kur në post tërmetin e shtatorit teksa fliste në qeveri tha “ … po përpiqem të mos më drithet zëri se godina po lëviz”, a është shprehje e panikut?

Sigurisht që po, sepse paniku është reagim psikologjik normal ndaj një shoku të madh siç është tërmeti. I drithet zëri, pa dyshim edhe vetë ministrit që kërkon nga të tjerët të mos dridhen e të mos flasin… Të gjithë njerëzit panikohen sepse paniku është fenomen njerëzor i njohur. Por që paniku të jetë vepër penale duhet që përhapësi të ketë fuqi të tilla që ndryshon sjelljen e njerzve nga paniku. Dhe askush, po askush nga ata që i arrestuan apo ju mbyllën portalet apo i kërcënojnë se do to procedojnë nuk kanë përhapur dot panik.

Të paktën jo më shumë sesa njerëzit me pushtet, ku çdo fjalë e tyre ka më shumë shanc të panikojë popullatën sesa ata që shkruajnë në FB. Nejse, për fat njerëzit nuk e besojnë më këtë qeveri se po ta besonin vërtetë do panikoheshin me cfarë ju shohin sytë e dëgjojnë veshët.

Meqë ra fjala mu në mes të Durrësit, në kulmin e panikut nga tërmeti, shteti shpërthen triton për të rrëzuar godinat fët e fët . Po kjo është apo jo panik?! Pash zotin boll me këto pisllëqe jo llogjike! Boll i tmerruat njerëzit që kanë nevojë të flasin për të nxjerrë frikën kolektive që shkakton toka që ende dridhet. Lerini të flasin të paktën!

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Erdoğan: Turqia ka filluar punimet lidhur me ndërtimet në Shqipëri

Spread the lovePresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, lidhur me ndërtimin e 500 njësi…