Home AKTUALITET “Përjetuam diçka që nuk na kishte ndodhur më parë”, rrëfimi i zjarrfikësve italianë për operacionin në Shqipëri

“Përjetuam diçka që nuk na kishte ndodhur më parë”, rrëfimi i zjarrfikësve italianë për operacionin në Shqipëri

2 min read
0
0
47
Spread the love

Pjesëtarët e ekipeve italiane të emergjencës që ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit në Shqipëri janë rikthyer tashmë në vendin e tyre. Për mediat italiane ata rrëfejnë ky ishte një prej operacioneve më të vështira ku kanë marrë pjesë dhe ku shiheshin si heronj.

“Na u desh të bëheshim njësh me rrënojat. Pata kontakt direkt me një person, një grua që ndër të tjera kishte pranë fëmijën e saj fatkeqësisht të vdekur. Kujtoj shikimin e saj. Kur e përshëndeta kishte shikimin e një personi qëëë …. (preket) nënkuptonte se ndoshta isha shpresa e saj e fundit”, thotë një zjarrfikës.

E kanë përjetuar aq shumë këtë operacion që në pak ditë i bëri të ndjehen si në shtëpi.

“Interesant është fakti se kur mbyllëm operacionet e emergjencës u përqafuam sikur të kishim qenë miq e vëllezër gjithë jetën“, tregon një tjetër.

Për repartin e Leçes, ndërhyrja në Shqipëri ishte e para jashtë vendit.

“Bëmë një gjë që s’kishte ndodhur ndonjëherë në trupën kombëtare. Dërguam 200 njësi italiane dhe ngritëm një bazë brenda 24 orëve në një tokë të huaj me gjithë problematikat që një situatë e tillë mund të përmbajë”, rrëfeu një tjetër zjarrfikës.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Humbi kontaktet me familjen, gjendet në Shqipëri 14-vjeçarja e zhdukur në Greqi

Spread the loveGjendet në Shqipëri një 14-vjeçare nga Kalithea, e cila ishte larguar nga f…