Home AKTUALITET Përplasja e Lleshajt me shefin e Urbanistikës, reagon PD: Të nisë menjëherë hetimi ndaj ministrit, po intimidon ekspertët

Përplasja e Lleshajt me shefin e Urbanistikës, reagon PD: Të nisë menjëherë hetimi ndaj ministrit, po intimidon ekspertët

3 min read
0
0
39
Spread the love

Partia Demokratike reagoi menjëherë pas përplasjes mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Drejtorit të Urbanistikës në Bashkinë e Lezhës, Nik Leka. Ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ai i cili në “Facebook” dënoi sjelljen e Lleshajt.

Sipas Bardhit, kjo video është një provë e qartë që qeverisemi nga njerëz të pashpirt e të korruptuar.

“Sjellja e Ministrit të Brendshëm është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe kriminale! Ajo është dëshmi e gjallë se qeverisemi nga njerëz të pashpirt, që duan të fshehin të vërtetën, duke rrezikuar jetën e qytetarëve!

Drejtori i Urbanistikës së Lezhës me profesion inxhinjer, dëshmon se godina paraqet rrezikshmëri, por Ministri i Brendshëm e urdhëron të fshehë të vërtetën se banesat janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve. Këta qeveritarë të papërgjegjshëm, me shpirt të korruptuar janë të njëjtët individë që detyruan ekspertët të ndryshonin aktet e verifikimit për dy pallatet në Thumanë, t’i vlerësonin ato si të banueshne, duke u bërë përgjegjës për humbjen e jetës së 24 qytetarëve”, tha Gazment Bardhi.

Demokrati kërkoi nga prokuroria nisjen e hetimeve sepse për të, Lleshaj intimidoi ekspertët.

“Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet ndaj Ministrit të Brendshëm për intimidimin e ekspertëve dhe tentativën e tij për t’u fshehur banorëve të vërtetën. Kjo sjellje është jo vetëm papërgjegjshmëri kriminale, por edhe shpërdorim i pastër i detyrës!”, deklaroi Gazment Bardhi.

Pak minuta më parë ministri Sandër Lleshaj u konfrontua me shefin e Urbanistikës për inspektimin e një pallati në Lezhë. Sipas ministrit, ai pallat ishte i banueshëm, por Nik Leka ia hodhi poshtë këtë pretendim.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Humbi kontaktet me familjen, gjendet në Shqipëri 14-vjeçarja e zhdukur në Greqi

Spread the loveGjendet në Shqipëri një 14-vjeçare nga Kalithea, e cila ishte larguar nga f…