Home KRONIKA Vrasja në Tepelenë, kush është 47-vjeçari që humbi jetën, vëllai i tij mori plumb në këmbë

Vrasja në Tepelenë, kush është 47-vjeçari që humbi jetën, vëllai i tij mori plumb në këmbë

2 min read
0
0
87
Spread the love

Personat që shihni në foto janë dy vëllezërit nga Tepelena, njëri prej të cilëve mbeti i vrarë pas të shtënave me armë zjarri, ndërsa tjetri u plagos.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit. Burime zyrtare thanë se nga të shtënat me armë i vrarë mbeti Artur Bresha, rreth 47 vjeç, si dhe është plagosur në këmbë vëllai i tij, Artan Bresha, rreth 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Vrasja ka dyshime të ketë ndodhur për hasmëri të vjetra. Mësohet se viktima ka qenë emigrant, ndërsa tani punonte roje te by-passi, ndërkohë që vëllezërit kanë edhe një dyqan në Tepelenë. Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë nga ngjarja në fjalë.

Artur Brasha kishte punuar shumicnë e jetës si emigrant në Greqi, ndërsa pasi ishte kthyer kishte filluar punë si rojë.

47-vjeçari punonte si roje në kompani inertesh, në ByPassin e Tepelenës, vendi ku dhe sot u gjet i pajetë. Ndërsa i vëllai, 43-vjeçari Artan Bresha nuk është një emër krejt i panjohur për Policinë e Shtetit.

Mësohet se para tetë viteve, në vitin 2011, kohë kur Arturi që mbrëmjen e sotme mori vetëm një plumb në këmbë ishte 35-vjeç, është arrestuar teksa ndodhej brenda një furgoni me një ton lëndë narkotike të llojit hashash.

Save

Share

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In KRONIKA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Erdoğan: Turqia ka filluar punimet lidhur me ndërtimet në Shqipëri

Spread the lovePresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, lidhur me ndërtimin e 500 njësi…