Home AKTUALITET Publicisti Emin Azemi reagon ashpër ndaj kanosjes me jetë që Spartak Braho i ka bërë publikisht ndaj shkrimtarit Agron Tufa

Publicisti Emin Azemi reagon ashpër ndaj kanosjes me jetë që Spartak Braho i ka bërë publikisht ndaj shkrimtarit Agron Tufa

5 min read
0
0
87
Spread the love

Gazetari dhe publicisti i mirënjohur, Emin Azemi ka reaguar shumë ashpër ndaj kanosjes me jetë që Spartak Braho ka bërë publikisht ndaj shkrimtarit Agron Tufa.

Ja çfarë shkruan Emin Azemi:

Spartak Braho guxon të kërcënojë Agron Tufën edhe në Zvicër

“Unë i pari, por edhe të tjerë mendoj se do të bëjmë të pamundurën që edhe atje ku ka kërkuar azil politik të mos gjejë vrimë ku të futet…”

Spartak Braho
(Gazeta “Dita”, 4 dhjetor 2019)

Ky që kërcënon kaq hapur shkrimtarin Agron Tufa, duhet dikush ta arrestojë që sot.
Nuk e paskemi ditur që fantazmat e tillë janë ende të lira të përhapin rrezikshmëri për lirinë dhe jetën e të tjerëve.
Një shtet që toleron hienat si ky Spartak Braho, nuk e meriton respektin as minimal. Përderisa të tillët të mos izolohen, të mos sanksionohen sipas ligjeve që parashohin mbrojtjen e qytetarëve nga zgjatimet e pushtetit të kaluar diktatorial, që ende janë aktivë në jetën publike e shoqërore të Shqipërisë, shoqëria shqiptare, shkrimtarët, artistët, nuk do të ndjehen të lirë të jetojnë në këtë shtet.
Rasti i Agron Tufës nuk do të mbetet pa u vërejt’ edhe nga organizatat ndërkombëtare që monitrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut, kurse Shqipërisë më së paku tani i duhet të targetohet si vend ku shkrimtarët ende janë të detyruar të ikin jashtë, për t’u mbrojtur nga ata që janë pjesë e sitemit aktual shtetëror.
Turp i madh për një shtet që ka ende jashtëqitje të tipit Spartak Braho, që guxojnë të kërcënojnë një shkrimtar të rëndësishëm, siç është Agron Tufa.
Sa më shumë kërcënime kundër tij, aq më tepër shtohet admirimi për punën që ka bë Agroni gjatë viteve të fundit në denoncimin e krimeve të komunizmit.
Ka perënduar koha, kur diktatura vriste shkrimtarët dhe askush s’guxonte të solidarizohej me ta. Tash jemi në një kohë tjetër, kur ata që kanë bë krime, duhet të frikësohen nga dora e drejtësisë, e cila do t’i kapë herët a vonë. Kjo dorë do ta kapë sigurisht edhe S. Brahon & company dhe ata nuk duhet ta bëjnë gjumin rehat.
Agron Tufa nuk është vetëm. Me të është ndërgjegjia e kombit, me të janë qindra mijëra lexues dhe studentë.
Me Agron Tufën është një shqiptari e tërë….
Të gjithë ne jemi Agron Tufa!

Ndërkohë po sot shkrimtari Tufa ka paditur Brahon dhe ish-ambasadorin Fatos Tarifën për kërcënim dhe akuza false.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Basha: Mbështes punonjësit e Poçemit dhe naftëtarët

Spread the love  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbështetur grevën q…