Home KRONIKA “Person i rrezikshëm për sigurinë kombëtare”, dëbohet nga Italia 32-vjeçari shqiptar

“Person i rrezikshëm për sigurinë kombëtare”, dëbohet nga Italia 32-vjeçari shqiptar

2 min read
0
0
73
Spread the love

Florian Saraci, 32-vjeçar shqiptar banues në Villorba (në provincën e Treviso), është akuzuar nga policia si një terrorist i mundshëm. Për më tepër, ai gjithashtu është dënuar së fundmi për kërcënime për keqtrajtim të partneres të tij.

Ditën e djeshme Selia e Policisë së Venecias – në bashkëpunim me atë të Treviso – ekzekutoi urdhrin e dëbimit nga territori italian të Saracit, pasi e konsideroi një “subjekt të rrezikshëm” për rendin publik.

Kohët e fundit ai  detyronte gruan e tij të shkonte në xhami dhe të vishte vetëm sende të veshjeve që i konsideronte të përshtatshme për besimin islam. Më 7 shkurt, Gjykata e Trevisos dënoi shtetasin shqiptar me burgim prej një viti për krimin e veprave persekutive, pas denoncimit të gruas së tij.

Dënimi ndaj tij u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit e Venecias nëntorin e kaluar, siç shkruan agjensia e shtypit Adnkronos.

Florian Saraci, i konsideruar i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike, tashmë është dëbuar të Mërkurën në mbrëmje, i shoqëruar nga oficerët e Policisë së Shtetit, ai u fut në një fluturim të drejtpërdrejtë për në Tiranë.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In KRONIKA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Kombinat, familja fle në makinë që prej tërmetit të 26 nëntorit, dy fëmijët e mitur rrezikojnë shëndetin, babai merr kredi por…

Spread the loveKanë afër 2 muaj që flenë në një makinë të vogël, pasi pallati ku jetojnë k…