Home KRONIKA Policia aksion tek kodrat e Farkës për lirimin e një pengu

Policia aksion tek kodrat e Farkës për lirimin e një pengu

1 min read
0
0
60
Spread the love

Një shtetas maqedonas me banim në Tiranë pretendon se u mor peng nga dy persona të cilët i kërkonin një shumë prej 25.000 eurosh.

Aksioni i policisë i zhvilluar pasditen e sotme në kodrat e Farkës mbi godinën e Kryegjyshatës ka si pasojë një person të ndaluar dhe një silenciator të gjetur në zonë. “Ora News” arriti të filmojë aksionin policor për lirimin e një pengu. Një person ka arritur të largohet dhe po kërkohet nga policia. 30 minuta më pas policia ridërgoi në zonë shtetasin maqedonas për të rindërtuar skenën e ngjarjes.

Nga informacionet paraprake maqedonasi udhëtonte me dy persona të tjerë në një makinë tip BMV me targa maqedonase kur i është vënë pistoleta në kokë maqedonasit duke i kërkuar shumën në fjalë. Sipas burimeve të policisë, njëri nga personat njihet si person me precedent penal, zyrtarisht policia nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare për ngjarjen./ OraNews

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In KRONIKA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Kombinat, familja fle në makinë që prej tërmetit të 26 nëntorit, dy fëmijët e mitur rrezikojnë shëndetin, babai merr kredi por…

Spread the loveKanë afër 2 muaj që flenë në një makinë të vogël, pasi pallati ku jetojnë k…