Home AKTUALITET Erdoğan: Turqia ka filluar punimet lidhur me ndërtimet në Shqipëri

Erdoğan: Turqia ka filluar punimet lidhur me ndërtimet në Shqipëri

8 min read
0
0
64
Spread the love

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, lidhur me ndërtimin e 500 njësive të banimit në Shqipëri, e cila u godit nga tërmeti tha se “Aktualisht Turqia ka filluar punimet për ndërtimet. Ekipet tona janë atje”.

Erdoğan dha deklaratë në lidhje me tërmetin në Shqipëri pas “Konferencës së Nivelit të Lartë për Investime Publike dhe Private të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI)” e cila u zhvillua në qendrën e kongreseve në Stamboll me bashkëpunimin e Organziatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe Bankën e Zhvillimit Islam.

Presidenti Erdoğan duke përmendur çështjen e ndërtimit të 500 njësive të banimit në Shqipëri tha se “Aktualisht Turqia ka filluar punimet për ndërtimet. Ekipet tona janë atje. Po zhvillohen bisedimet me Ministrinë e Kulturës të Shiqërisë. Do të fillojmë punimet me shpejtësi në vendet që do të caktohen. Ekipeve tona do ti tregohet vend në 3 zona të ndryshme”.

Ai tha se për këtë çështje janë konsultuar dhe kanë biseduar me kryeministrin Rama.

Pasi iu rikujtua thirrja e kryeministrit Rama ndaj vendeve muslimane për ndihmë ndaj Shqipërisë, Erdoğan tha se “Edhe kryeministri Rama bëri thirrje, më pas edhe unë e rifreskova. Në njërën anë do të zhvillojmë bisedime dhe në anën tjetër do të dërgojmë letra. Shpresojmë se do të arrijmë rezultate”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se takimi me presidentin Erdoğan ka zgjatur tre orë ku është biseduar për të gjitha aspektet e ndërtimit.

“Takimi me Presidentin (Erdoğan) zgjati rreth 3 orë. Paraprakisht folëm për të gjitha aspektet e rindërtimit, garantuam që të kemi të gjitha çadrat e dimrit të nevojshme. Kanë filluar që të instalohen, por të tjera nisen sot. Faktikisht ka qenë një takim pune, sepse gjatë gjithë kohës gjërat thuheshin dhe pastaj bëheshin telefonatat. Kemi përcaktuar disa prej vendeve ku do të ushtrojmë një trysni pozitive. Ai ka kontaktuar vetë në telefon disa liderë të rajonit të vendeve muslimane. Gjithçka duket se po shkon në drejtimin e duhur dhe do të vazhdojmë, por, ashtu siç e tha dhe Presidenti, të flasësh për mjaltin nuk ta ëmbëlson gojën, po nuk e preke me buzë, nuk ke bere asgjë”, tha Rama.

Ai tha se për banesat ka filluar puna. “Ministrja e Kulturës si koordinatore për çështjen e planifikimit ka mbledhur dhe ekipin e arkitektëve dhe jemi duke përcaktuar vendet. Kemi identifikuar si më adapt për masën e projektit dhe për të ruajtur koherencën e projektit, zonën e Laçit dhe pastaj mbase një bllok tjetër, në varësi nga nevojat”, tha Rama.

Sipas tij, ndihma ka qenë e gjithanshme, sepse kanë ardhur dhjetëra e dhjetëra njerëz për kërkim- shpëtimin, janë dhjetëra e dhjetëra inxhinierë, aktualisht sot në Shqipëri, pa folur për ndihmat e tjera të natyrës materiale, veshje, ushqime e kështu me radhë. Rama tha se gjithçka që ka të bëjë me këtë fazë është ndërtuar si duhet. “Kemi folur me Presidentin edhe për disa nxitje të natyrës strategjike për disa investime që do të shoqërojnë procesin e rindërtimit si investime private, por që janë gjëra që janë në diskutim e sipër”, tha Rama.

Lidhur me një ftesë nga Franca, për të organizuar një samit për të ndihmuar Shqipërinë, kryeministri Rama tha se ka biseduar me presidentin francez Macron, i cili, siç tha, ka shprehur gatishmërinë.

“Kjo është një çështje që do zgjidhet midis tyre, sepse edhe Gjermania ka shprehur interes. Bashkimi Europian, vetë Komisioni do ta koordinojë këtë proces. Kjo do të vendoset se ku do të jetë. E rëndësishme është që të kemi gjithë shtetet në tavolinë dhe ndërkohë, ne po punojmë shumë intensivisht me ekspertët e huaj, për të përgatitur raportin e post-katastrofës, në mënyrë që të kemi shifra konkrete, pastaj do të jenë në tryezën e vendimmarrjes”, tha Rama.

Kujtojmë se tërmeti me magnitudë 6.3 ballë që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, përveçse shkaktoi 51 persona të vdekur dhe mbi 1.000 të plagosur, shkaktoi edhe dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e tërmetit janë shkatërruar dhe dëmtuar pallate, shtëpi, monumente kulturore, shkolla, objekte të institucioneve ndërsa vendi u godit në ditët e fundit edhe nga disa tërmete të tjera.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Një makinë është përfshirë nga flakët në zonën e Ali Demit në kryeqytet

Spread the love  Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë ndërsa në vendin e ngjar…