Home AKTUALITET U dëmtua nga tërmeti, ekspertët vendosin mbylljen e spitalit të Laçit

U dëmtua nga tërmeti, ekspertët vendosin mbylljen e spitalit të Laçit

2 min read
0
0
75
Spread the love

Pas dëmeve të pësuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ekspertët kanë vlerësuar se një pjesë e godinës së spitalit të Laçit është dëmtuar dhe për këtë arsye ndërtesa duhet të boshatiset.

Ndërkohë, pas këtij konstatimi, ata i kanë vendosur shiritat në godinën e spitalit, ndërkohë që stafi mjekësor ka nisur nxjerrjen e të sëmurëve dhe pajisjeve jashtë.

Për të mësuar nëse spitali ka dëmtime të riparueshme ose jo, duhen verifikime më të detajuara, ndërkohë, një pjesë e të sëmurëve që janë në spitalin e Laçit do të transferohen në spitalin e Lezhës dhe të tjerë në spitalin e Tiranës

Po ashtu, Drejtoria e spitalit të Laçit ka njoftuar se ky spital do të mbajë në funksion shërbimin e urgjencës, për dhënien e ndihmës së parë. Në oborrin e spitalit janë ngritur disa çadra, ku do të asistojnë edhe grupe vullnetare për shërbimet mjekësore.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Basha: Mbështes punonjësit e Poçemit dhe naftëtarët

Spread the love  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbështetur grevën q…