Home Uncategorized Kërkohej për vrasjen e 2 komisionerëve në ’97, kush është ‘Kaçi i Ersekës’

Kërkohej për vrasjen e 2 komisionerëve në ’97, kush është ‘Kaçi i Ersekës’

6 min read
0
0
90
Spread the love

Policia e Shtetit informon se ka arrestuar Kastriot Fejzon, një të dënuar mbi 17 vjet burg për vrasje me dashje.

Uniformat blu të kryeqytetit thonë se Fejzo, 49 vjeç, lindur dhe banues në Ersekë, u ndalua pasi ecte me mjetin e tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa ishte prezantuar me gjeneralitett e kushëririt të tij.

Pas verifikimeve, u zbulua se personi i ndaluar ishte Kastriot Fejzo, i dënuar për vrasje me dashje.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Tiranë

Finalizohet nga forca e posaçme “Shqiponja”,, e DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Gjeneraliteti i rremë”.

Kaper dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim”, i dënuar me 17 vjet e 6 muaj e 24 ditë burgim.

Në momentin e ndalimit, këtij shtetasi i janë gjetur 20 mijë dollarë amerikan dhe 2 milionë lekë, të dyshuara të përfituara në mënyrë jo të ligjshme.

Forca e posaçme “Shqiponja”, në zbatim të planit të masave për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, falë edhe informacioneve të marra nga DVP Korçë se një shtetas i shpallur në kërkim për vepër të rëndë penale po qarkullonte me mjet në kryeqytet, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Gjeneraliteti i rremë”, në kuadër të të cilit u bllokua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, së bashku me mjetin me të cilin po qarkullonte, shtetasi:

– Kastriot Fejzo, 49 vjeç, lindur dhe banues në Ersekë.

Në momentin e ndalimit ky shtetas me qëllim për t’iu shmangur përgjegjësisë penale është prezantuar para shërbimeve të Policisë me gjeneralitetet e kushëririt të tij, por pasi është shoqëruar në drejtori është kryer verifikimi i mëtejshëm i këtij shtetasi, i cili ka rezultuar se është shtetasi Kastriot Fejzo, 49 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kolonjë e ka dënuar këtë shtetas me 17 vjet e 6 muaj e 24 ditë burgim për veprën penale “Vrasja me dashje, e kryer në bashkëpunim”.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur dhe 20 mijë dollarë amerikan dhe 2 milionë lekë, të dyshuara të përfituara në mënyrë jo të ligjshme.

Ky shtetas iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme.

Kush është Kastriot Fejzo?

49-vjeçari shqiptar është arrestuar në Athinë në vitin 2012 pasi akuzohej për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e pesë të tjerëve, ngjarje kjo e ndodhur në qershor të 97-të, në qytetin e Ersekës.

Ndërkohë lidhur me arrestimin në Athinë për mediat kanë folur edhe familjarët, të cilët të tronditur kanë treguar se 43-vjeçari, babai i 4 fëmijëve nuk është fajtor për akuzat që janë ngritur kundrejt tij.

Ata kanë shprehur se Kastrioti nuk ishte i pranishëm në ngjarjen e ndodhur 15 vjet më parë dhe kjo vërtetohet me dokumente dhe dëshmi të familjarëve të vetë viktimave.

Kastriot Fejzo u arratis në shtetin grek në vitin 2008, duke lënë në qytetin e Ersekës bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij, më të voglin katër vjeç.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In Uncategorized

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Basha: Mbështes punonjësit e Poçemit dhe naftëtarët

Spread the love  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbështetur grevën q…