Home BOTA Guardiola nuk përdor diplomaci: Më mirë pushim, kurrë te Real apo Man.United

Guardiola nuk përdor diplomaci: Më mirë pushim, kurrë te Real apo Man.United

2 min read
0
0
84
Spread the love

Më mirë pushime të gjata në Maldive apo turne të gjatë golfi se në pankinën e Manchester United apo Real Madrid. Pep Guardiola nuk ka dyshime për zgjedhjet që do të bënte sikur të mbetej pa skuadër dhe oferta.

Trajneri spannjoll i Manchester City nuk përdor asnjë diplomaci, teksa pyetet se si do t’i përgjigjej mundësive për të drejtuar ekipet rivalë më të mëdhenj të karrierës së tij.

“Pas kësaj përvoje këtu, nuk do të stërvis kurrë Manchester United. Nuk do të ulem asnjëherë as në pankinën e Real Madrid. Nëse nuk do të kem oferta të tjera do të shkoj me pushime në Maldive. Ndoshta jo atje, pasi nuk ka kurse golfi”, është shprehur Guardiola.

Ekuilibrat në derbin e Manchester kishin nisur të ndryshonin përpara se spanjolli të merrte drejtimin e “Qytetarëve”, por me uljen e tij në pankinë peshorja është anuar krejtësisht nga skuadra e tij. “Kur nuk kam qënë këtu, ndoshta shiheshim vetëm si fqinjë të zhurmshëm.

Nuk e di se çfarë jemi tani”, ka vijuar Guardiola, që edhe një herë ka forcuar bindjen e tij se nuk ka asnjë problem në lidhje me rinovimin e kontratës me Manchester City.

Load More Related Articles
Load More By FX-MEDIA
Load More In BOTA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Titujt kryesorë të gazetave kryesore për sot, e enjte 30 janar 2020

Spread the love …