Home SPORT Dramatike/ Atletico mposht Barçën dhe kualifikohet në finale të Superkupës

Dramatike/ Atletico mposht Barçën dhe kualifikohet në finale të Superkupës

1 min read
0
0
60
Spread the love

Atletico Madrid ka marrë një kualifikim dramatik në finalen e Superkupës së Spanjës.

Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone kanë bërë një përmbysje të çmendur duke mposhtur 3-2 në gjysmëfinale Barcelonën e Leo Messit.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi 0-0, ndërsa në të dytën u shënuan pesë gola.

Me fillimin e fraksionit të dytë, Koke në minutën e 46’, kaloi Atleticon në avantazh 0-1.

Barcelona u përgjigj shpejt, duke shënuar dy herë për përmbysje të rezultatit, me Messin në minutën e 51’ dhe Antoine Griezmann në minutën e 62’.

Fundi i ndeshjes ishte një dramë e vërtetë, me Alvaro Moratan që fillimisht barazoi në 2-2 nga pika e bardhë e penalltisë.

Për fitoren e madhe të “Los colchoneros” shënoi Angel Correa, në minutën e 86’, duke e kualifikuar skuadrën e tij drejt finales së Superkupës.

Atletico Madrid në finale do të përballet me rivalët e Real Madrid.

s.n

Load More Related Articles
Load More By FX-MEDIA
Load More In SPORT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Nesër rihapet për adhurim “Xhamia e Madhe” në Al-Bab e restauruar nga Turqia

Spread the loveNesër me faljen e namazit të xhumasë do të hapet për adhurim “Xhamia …