Home BOTA E bujshme/ Dështimi i Milanit i propozohet Partizanit në merkaton e janarit

E bujshme/ Dështimi i Milanit i propozohet Partizanit në merkaton e janarit

1 min read
0
0
56
Spread the love

Partizani ka marrë një propozim mjaft interesant në merkaton e janarit.

Ekipit kampion të Shqipërisë iu propozua superdështimi i Milanit, Hachim Mastouri. Ky i fundit ka shkuar në duart e drejtuesve të klubit nga menaxher italian, por Partizani ka marrë vendim për të mos e pranuar.

Ekipi i kuq nuk ka dashur të rrezikojë me 21-vjeçarin. Ky i fundit nuk duket se do të vazhdojë për shumë gjatë rrugën e futbollit, pasi nuk ka bindur në asnjë klub ku ka luajtur. Ai shihej si e ardhmja e futbollit europian, pasi marokeni i çmendi të gjithë në fillimet e tij.

Milani e afroi në ekip, por nuk debutoi dhe huazimet e shumta nuk i dhanë shtysë për të ecur. Mastour është pjesë e Regginës në Serie C dhe këtë sezon nuk ka luajtur asnjë minutë dhe në stol është grumbulluar vetëm 4 herë.

S.N

Load More Related Articles
Load More By FX-MEDIA
Load More In BOTA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Nesër rihapet për adhurim “Xhamia e Madhe” në Al-Bab e restauruar nga Turqia

Spread the loveNesër me faljen e namazit të xhumasë do të hapet për adhurim “Xhamia …