Home BOTA Arsenali ka zhgënjyer sërish në transfertë kundër Kristal Palas

Arsenali ka zhgënjyer sërish në transfertë kundër Kristal Palas

1 min read
0
0
30
Spread the love

Arsenali nuk po arrin të tregojë forcën e tij edhe me ndryshimin e trajnerit. Pavarësisht se u shkarkua Emeri duke i lënë vendin Mikel Artetës, Arsenali vazhdon të vuajë mungesën e rezultateve dhe sot ka zhgënjyer sërish në transfertë kundër Kristal Palas. Në minutën e 12, Obamejang ka kaluar skuadrën e tij në avantazh.

Në pjesën e dytë ka ardhur goli i barazimit nga Aju, i cili ka vulosur edhe takimin në këtë mënyrë me rezultatin 1-1. Obamejang është bërë sërish protagonist me një karton të kuq në pjesën e dytë, duke ndërhyrë në mënyrë horror ndaj kundërshtarit dhe pas ndërhyrjes së sistemit VAR, Obamejang u largua me të kuq.

Arsenali e sheh veten në vendin e 10 me këtë rezultat, por që është pozicion i përkohshëm duke qenë se skuadrat e tjera kanë nga një ndeshje më pak dhe mund të përkeqësojnë pozitat e “Topçinjve”.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In BOTA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Turqi/ Pas tërmetit të fortë me magnitudë 6.8 ballë, një zjarr i madh përhapet në disa ndërtesa të shkatërruara

Spread the loveNdërsa numri i viktimave nga tërmeti në Turqi vazhdon të rritet, krahas shk…