Home AKTUALITET Basha, tre mesazhe për shqiptarët dhe Ramën: Nuk do ta lëmë vendin pa Reformë Zgjedhore

Basha, tre mesazhe për shqiptarët dhe Ramën: Nuk do ta lëmë vendin pa Reformë Zgjedhore

2 min read
0
0
58
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa pohoi se ky i fundit është kundër reformës zgjedhore.

Sipas Bashës, PD-ja që në muajin shtator ka pasur gati platformën për reformën zgjedhore, për të siguruar kështu votën e lirë, ndërsa theksoi se tashmë nuk mund të presin më Partinë Socialiste dhe nuk mund të behën pjesë e tryezave të mbyllura dhe të errëta.

“Kam tre mesazhe që dua t’i ndaj për qytetarët shqiptarë. Së pari; nuk duhet humbur asnjë çast kohe për negociatat. Është e vetmja rrugë për të thithur fonde nga BE. Gjatë ditës së djeshme kam pasur takime në Itali.

Më bëri përshtypje një fakt, se vetëm Rumania, vend anëtar, përfiton fonde nga BE, tri herë sa buxheti i shtetit të Shqipërisë. Për pa gatishmërinë, mungesën e vullnetit, për zhytjen e vendin në korrupsion, kryeministri po na mban larg Europës. Dje drejtuesit më të lartë të BE, kanë shprehur edhe njëherë vullnetin e tyre për të hapur negociatat. Në komunikimin tim, dy zyrtarë ma kanë konfirmuar publikisht këtë gjë. Ky është qëllimi; ne nuk duhet të humbim këtë shans të madh. Këtë mundësi të madhe për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë shqiptare.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Basha: Mbështes punonjësit e Poçemit dhe naftëtarët

Spread the love  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbështetur grevën q…