Home Politike Çfarë tregojnë urdhrat e PS ndaj drejtësisë…

Çfarë tregojnë urdhrat e PS ndaj drejtësisë…

3 min read
0
0
56
Spread the love

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Tiranës për pushimin e çështjes ndaj Lulzim Bashës lidhur me një lobim në USA, gjëja e parë që ndodhi, ishin disa urdhra të numrit dy të mazhorancës, Taulant Balla, ndaj drejtësisë.

Pa asnjë dridhje qerpiku, sikur po i drejtohej degëve të PS në rrethe apo forumeve të rilindjes, Balla kërkoi, e para apelimin e çështjes nga prokurori. Dhe aty për aty, i kërkoi KLP dhe KLGJ të hetojnë për gabime të bëra në trajtimin e çështjes.

Me këtë reagim, shumica në pushtet dëshmoi edhe një herë se drejtësia, sipas tyre, qenka një trupë aspak e pavarur, por vasale, derisa kanë kollajllëkun ti japin urdhra dhe në publik.

Kjo tregoi po ashtu se sa e politizuar ishte cështja në fjalë. Balla nuk përmend asnjë argument apo referencë ligjore. Pushteti thjesht pra e donte Bashën të dënuar, nuk u interesojnë letrat, dhe nëse ka apo jo prova, apo vetëm ca denoncime e shkrime spekulative në media.

Qeveria nuk pranon më anë tjetër asnjë vendim të drejtësisë që nuk i pëlqen asaj.

Ky reagim është pjesë e një trysnie të kthyer në metodë, për ti mbajtur gjyqtarët e prokurorët nën presion të vazhdueshëm, dhe kjo patjetër me synimin për ti lënë ata sa më larg aferave të tyre, që për nga sasia, masa dhe kohëzgjatja, janë më të mëdhatë e spektakolaret në këto 29 vite demokraci.

s.n

Load More Related Articles
Load More By FX-MEDIA
Load More In Politike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Nesër rihapet për adhurim “Xhamia e Madhe” në Al-Bab e restauruar nga Turqia

Spread the loveNesër me faljen e namazit të xhumasë do të hapet për adhurim “Xhamia …