Home KRONIKA Gjendet nga kalimtarët në gjendje të rëndë tek Liqeni Artificial, ndërron jetë në spitali 53-vjeçari

Gjendet nga kalimtarët në gjendje të rëndë tek Liqeni Artificial, ndërron jetë në spitali 53-vjeçari

1 min read
0
0
53
Spread the love

Një 53-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një arrest kardiak. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rreth orës 18:00 tek “Liqeni Artificial”, disa kalimtarë kanë konstatuar një shtetas, rreth 53 vjeç në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa kanë njoftuar urgjencën, ku një autoambulancë e dërgoi atë në spital. Ndonëse personit në fjalë iu dha ndihma e parë mjekësore, ai nuk mundi të mbijetonte.

Të njëjtat burime pohojnë se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të tjerë.

Nga dëshmitë e marra nga dëshmitarët okular, paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Aktualisht grupi hetimor po vijon hetimet për identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

BW

Load More Related Articles
Load More By FX-MEDIA
Load More In KRONIKA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Titujt kryesorë të gazetave kryesore për sot, e enjte 30 janar 2020

Spread the love …