Home AKTUALITET Greqi/Makina e biznesmenit ra në greminë dhe u “varros” në borë

Greqi/Makina e biznesmenit ra në greminë dhe u “varros” në borë

2 min read
0
0
16
Spread the love

Makina e Theodoros Nitsiakos ra në një greminë mbi 15 metra të thellë në dëborë, duke bërë që biznesmeni grek të vritej tragjikisht.

Videoja e publikuar në mediat greke tregon se automjeti është varrosur në dëborë në fshatin e tij të lindjes Aetomilitsa, ku biznesmeni raportohet se shkoi për gjueti të premten e kaluar.

Kabina e xhipit është dëmtuar nga përplasja e makinës në shkëmb, siç tregohet edhe në video.

Biznesmeni kishte qenë në kafenenë e fshatit me miqtë e tij disa orë para aksidentit.
Të dielën në mesditë, të afërmit, miqtë, njerëzit e biznesit dhe persona të tjerë që e njihnin i dhanë lamtumirën e fundit Theodoros Nitsiakos.

Theodoros Nitsiakos është themeluesi i kompanisë “Chicken Nitsiakos”.

Në fillimet e tij për të ngritur kompaninë, prindërit shitën bagëtinë pasi banka nuk e mbështeste.

Biznesi u zgjerua duke u bërë prodhuesi më i madh i mishit të pulës në Greqi, dhe një nga kompanitë kryesore të tregtimit të miellit të drithërave dhe të sojës në vend, raportojnë mediat greke.

Save
Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Turqi/ Pas tërmetit të fortë me magnitudë 6.8 ballë, një zjarr i madh përhapet në disa ndërtesa të shkatërruara

Spread the loveNdërsa numri i viktimave nga tërmeti në Turqi vazhdon të rritet, krahas shk…