Home BOTA Moti i acartë godet Afganistanin dhe Pakistanin/ Shënohen 48 persona të vdekur

Moti i acartë godet Afganistanin dhe Pakistanin/ Shënohen 48 persona të vdekur

1 min read
0
0
40
Spread the love

Temperaturat e ulëta në disa pjesë të Afganistanit dhe Pakistanit kanë lënë 48 persona të vdekur, kanë thënë zyrtarët teksa autoritetet kanë tentuar të hapin për qarkullim autostradat dhe të evakuojnë njerëzit në vende më të sigurta.

Në Pakistan, ku është raportuar për 30 persona të vdekur, shumica e dëmeve janë shkaktuar në provincën jugperëndimore, Baluçistan, raporton Rel.

Në Afganistan kanë vdekur të paktën 18 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë, kanë thënë zytarët e provincave.

Banorët e kryeqytetit afgan, Kabul, ku temperaturat kanë rënë në -15 gradë Celsius kanë anashkaluar drejtimin e makinave për shkak të rrugëve të papërshtatshme.

S.N

Load More Related Articles
Load More By FX-MEDIA
Load More In BOTA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Nesër rihapet për adhurim “Xhamia e Madhe” në Al-Bab e restauruar nga Turqia

Spread the loveNesër me faljen e namazit të xhumasë do të hapet për adhurim “Xhamia …