Home AKTUALITET Soreca: Japim 19 mln euro për të luftuar krimin, ”Një Shqipëri më e sigurt, do të thotë një Evropë më e sigurt”,

Soreca: Japim 19 mln euro për të luftuar krimin, ”Një Shqipëri më e sigurt, do të thotë një Evropë më e sigurt”,

2 min read
0
0
153
Spread the love

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ishte i pranishëm në ceremoninë e 107-vjetorit të Policisë së Shtetit, ku u përurua dhe reparti i ri i Forcave Speciale RENEA.


Në fjalën e tij, ambasadori Soreca deklaroi se BE do vijojë mbështetjen e policisë shqiptare, ku në dy vitet e ardhshme do të japë një fond prej 19 milionë eurosh.

Duke vënë theksin te lufta ndaj krimit të organizuar dhe krimit të rëndë, kreu i diplomacisë evropiane në Tiranë theksoi se “Një Shqipëri më e sigurt do të thotë një Evropë më e sigurt”.

“RENEA është forca elitë e Policisë së Shtetit, që kryen ndërhyrje të rëndësishme. Për shumë vite, BE ka bashkëpunuar me forcat shqiptare të sigurisë për të modernizuar
Vetëm në vitet e fundit BE ka financuar 15 mln euro në mbështetje të policisë. Ne kemi punuar bashkë me forcat shqiptare për të modernizuar menaxhimin e kufirit. Në dy vitet e ardhshme BE do të japë 19 milionë euro për policinë. Arsyeja pse jemi këtu duhet parë si një gur kilometrik shumë i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar.

Krimi i organizuar dhe krimi i rëndë nuk janë fenomen vendor dhe lokal, ato varen në lidhjen e tyre transkombëtare. Krimi i organizuar duhet luftuar nga të gjithë”, deklaroi Soreca.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Basha: Mbështes punonjësit e Poçemit dhe naftëtarët

Spread the love  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbështetur grevën q…