Home AKTUALITET Arrestimet për dëmet nga tërmeti, nesër në orën 10 jepet masa për 31 të ndaluarit

Arrestimet për dëmet nga tërmeti, nesër në orën 10 jepet masa për 31 të ndaluarit

2 min read
0
0
63
Spread the love

Nesër në orën 10.00 Gjykata e Tiranës do të japë masat e sigurisë për 31 personat e ndaluar për dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit.

Prokuroria e kryeqytetit i ka kërkuar gjykatës që 13 nga të ndaluarit të lihen në “arrest me burg”. Dy ditë më parë Prokuroria e Tiranës lëshoi 42 urdhër-ndalime, për zyrtarë e ish-zyrtarë, që cilësohen fajtorë për dëmet nga tërmeti.

Të arrestuarit janë për ndërtimet në Vorë, Kashar dhe në Farkë.

Sot në Gjykatën e Tiranës janë paraqitur 31 persona, ndaj të cilëve është mbajtur një seancë maratonë.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg edhe për dy ish-kryetarët e komunave Kashar dhe Farkë, Besnik Fuçia dhe Fatbardh Plaku.

Gjykatësja Vjollca Spahiu vendosi të shtyjë çështjen, pasi avokatët kanë pretenduar se disa klientë të tyre kanë probleme shëndetësore apo kanë të tjera arsye. Të gjithë avokatët kanë thënë se duan që klientët e tyre të hetohen në gjendje të lirë.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Basha: Mbështes punonjësit e Poçemit dhe naftëtarët

Spread the love  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbështetur grevën q…