Home Politike Lleshaj në Akademinë e Sigurisë: Në shkurt pritet të ngrihen gjithë njësitë e reja kundër krimit në Policinë e Shtetit

Lleshaj në Akademinë e Sigurisë: Në shkurt pritet të ngrihen gjithë njësitë e reja kundër krimit në Policinë e Shtetit

7 min read
0
0
86
Spread the love

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një vizitë në Akademinë e Sigurisë, ku bashkëbisedoi me studentë ekselentë të Policisë Kriminale si dhe të nivelit “Bachelor”. I shoqëruar në këtë vizitë, nga Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu, Drejtori i Akademisë Bilbil Mema dhe Dekani i Fakultetit Ilirjan Mandro, Ministri nënvizoi rëndësinë e integritetit për punonjësit e Policisë.

Ai theksoi se procesi i Vettingut po funksionon dhe mbetet prioritet për mirë-funksionimin e organizatës së Policisë. Ministri tha gjithashtu se po punohet në disa fronte për ta përmirësuar infrastrukturën e Policisë së Shtetit, por nënvizoi se do të kërkohet më shumë integritet nga vetë punonjësit. Në lidhje me bashkëpunimin me qytetarët, ministri i Brendshëm shtoi se nuk mund të ketë sukses nëse nuk ka aleancë të fortë me publikun.

Lleshaj u kërkoi studentëve të Akademisë të jenë aktivë në procesin e partneritetit me shkollat e mesme e 9-vjeçare, duke organizuar orë të hapura me tema mbi sigurinë publike, pasi kjo ndihmon edukimin e të rinjve dhe rrit imazhin e Policisë së Shtetit. Më pas, ministri Lleshaj bëri me dije se po punohet për të përmirësuar bazën ligjore në mbështetje të punës së Policisë së Shtetit me qëllim që kjo e fundit të ketë rezultate më efikase në luftën kundër krimit.

“Ne së shpejti do të kalojmë një paketë shumë të rëndësishme ligjore kundër krimit të organizuar, e cila do të kërkojë që Njësitë e Policisë së Shtetit të angazhohen fort. Do të kalojmë në një fazë të re të luftës kundër krimit të organizuar dhe këtu kërkohet dituri”, tha Lleshaj.

foto galeri

foto galeri

Në këtë kuadër ai vuri në dukje se sipas ndryshimeve të pritshme ligjore, do të lehtësohet procesi i sekuestrimit të bizneseve të ngritura nga aktivitete kriminale, duke synuar që këtë model biznesi ta shkatërrojmë.

Më tej ai foli për Njësitë e reja të specializuara, që do të krijohen ose janë krijuar në Policinë e Shtetit, të tilla si Njësia për kapjen e personave në kërkim, Njësia kundër krimit ekonomik, kompjuterik dhe inteligjenca.

“Kemi krijuar ndërkohë Njësinë për Kapjen e Personave në Kërkim. Njësia “K”, për shkurt, e krimit ekonomik, “E”, ajo e inteligjencës, Njësia “I” . Edhe kjo “K”–ja, pra e kërkimit dhe e kapjes së personave, është një çështje e rëndësishme. Ka filluar aktivitetin por prapë është në fazë konsolidimi dhe aty mund të ketë hapësirë për ju. Pastaj janë strukturat tjera, është ajo e krimit kompjuterik”, u shpreh ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu theksoi se studentët duhet të jenë të përkushtuar ndaj punës, e zbatimit të detyrave, sepse vetëm në këtë mënyrë do të bëjnë karrierë në radhët e organizatës.

“Duhet ta konsideroni veten 1 nga 11 mijë punonjësit e policisë, dhe në qoftë se do ta konsideroni veten një nga 11 mijë punonjësit e policisë, diferencën duhet ta bëni me rezultat, me aftësi, me përkushtim dhe me dëshirën për ta përmbushur sa më mirë detyrën të cilën do t’ju ngarkohet. Nëqoftëse ju do të ecni me këtë filozofi pra diferencën me rezultat, me dëshirë dhe me përkushtim, të jeni të sigurt që kjo diferencë pa dyshim një ditë, jo shumë të largët, do t’ju japi mundësinë që dhe të ecni në karrierë, dhe të merrni detyra dhe besim më shumë për të menaxhuar një skuadër një sektor, apo një komisariat e me radhë,” tha Veliu, ndër të tjera gjatë bashkëbisedimit.

BW

Load More Related Articles
Load More By FX-MEDIA
Load More In Politike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Titujt kryesorë të gazetave kryesore për sot, e enjte 30 janar 2020

Spread the love …