Home AKTUALITET Nesër rihapet për adhurim “Xhamia e Madhe” në Al-Bab e restauruar nga Turqia

Nesër rihapet për adhurim “Xhamia e Madhe” në Al-Bab e restauruar nga Turqia

4 min read
0
0
66
Spread the love

Nesër me faljen e namazit të xhumasë do të hapet për adhurim “Xhamia e Madhe” (“El-xhamiu’l-Kebir) në Al-Bab të Sirisë e restauruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondacioneve të Turqisë.

Në deklaratën me shkrim nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondacioneve thuhet se punimet e restaurimit të “Xhamisë së Madhe” në Siri, e cila u dëmtua rëndë nga bombardimet e DEASH-it në periudhën 2016-2017, filluan ndërsa ngjarjet vazhdonin në rajon.

Vepra vakëf u rimëkëmb nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondacioneve duke shpenzuar një shumë rreth 2.3 milionë euro. Në “Xhaminë e Madhe” në Al-Bab nesër xhemati do të falë namazin e parë të xhumasë.

Në deklaratë përmenden edhe vlerësimet e Zv.Drejtorit të përgjithshëm të vakëfeve, Burhan Ersoy, i cili ka bërë të ditur se si rezultat i ekzaminimeve të kryera në zonën e xhamisë me stafin teknik të Drejtorisë Rajonale të Gaziantepit në qershor 2017, u konstatua se kjo vepër kishte pësuar dëmtime të rënda dhe se disa pjesë të saj ishin shembur plotësisht.

“Përballë fytyrës së shëmtuar të luftës civile, këtë vepër monumentale e cila ka rezistuar për shekuj ne e rimëkëmbëm me një punë restauruese që vazhduan gjatë konflikteve duke i ruajtur karakteristikat e saj origjinale. Ne ndajmë lumturinë me vëllezërit tanë sirianë që po hapim për xhematin sërish dyert e kësaj trashëgimie të paraardhësve tanë. Xhamia e Madhe në Al-Bab është simbol gjigant i paqes dhe dashurisë, i të qënurit vakëf dhe i dhurimit pa ndonjë shpërblim”, shtoi Ersoy.

“Xhamia e Madhe” në Al-Bab

Në enciklopedinë Islame të publikuar nga Fondacioni për Çështjet Fetare Diyanet të Turqisë, “Xhamia e Madhe” (“El-xhamiu’l-Kebir) është një vepër e Selxhukëve (shek. XII) për programe të mëdha dhe në periudhën e Mamlukëve (744/1343) ajo është rinovuar në mënyrë thelbësore.

“Xhamia e Madhe” ndodhet në fund të rrugës që vjen nga qyteti Al-Bab. Mbi minare ka një qëndisje me disa germa të fshira të datës 533.

Në derën hyrëse të xhamisë e cila është riparuar edhe në periudhën Osmane ndodhet një shkrim me vulën e Abdyl Hamitit II e datës 1903.

Me punimin restaurues gjithëpërfshirës të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondacioneve, xhamia u rimëkëmb duke ruajtur origjinalitetin dhe karakteristikat origjinale të saj.

A.A

Load More Related Articles
Load More By FX-MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Titujt kryesorë të gazetave kryesore për sot, e enjte 30 janar 2020

Spread the love …