Home AKTUALITET Shqipëri, unë ika!!!! Gazetarja largohet nga shqipëria , gjen veten në Londër

Shqipëri, unë ika!!!! Gazetarja largohet nga shqipëria , gjen veten në Londër

7 min read
0
0
784
Spread the love

Esmeralda!  Nje vajze nga Elbasani , por  jetonte  ne Kavaje  me bashkeshortin e saj, mbaroi studimet per gazetari me rezultate mjaft te mira  dhe  u mundua te  sistemohej dhe te fillonte pune diku per te realizuar endrren e saj si gazetare. Bashke me  bashkeshortin e saj, Esmeralda u gjend si te gjithe shqiptaret  ne nje pamundesi punesimi .  Megjithese punoi ne disa media , perfshi edhe ne News 24 , Esmeralda me bashkeshortin vendosen   te largoheshin  duke mos e kthyer koken me pas. Shume pak kohe pasi u larguan  ajo filloi pune ne nje radio ne londer dhe sot ajo shprehet…..

Reagimi i gazetares

Shqiperi, vendi ku une kisha thurur shume endrra dhe shpresoja qe ne te ardhmen mundesite e realizimit te ketyre enderrave te ishin me te medha. Jo pak investova tek ti vitet me te rendesishme te jetes, femijerine, adoleshencen dhe vitet e universitetit. Atehere me dukej e bukur Shqiperia ime dhe e lehte per te jetuar. E di pse? Sepse atehere rropateshin prinderit e mi per te me siguruar cdo gje dhe per te mos me munguar asgje. Se kuptoja se si fitoheshin te ardhurat, se sa vend i veshtire ishe ti Shqiperia ime per te plotesuar nevojat me bazike per jeten. Kur mu desh te filloja vete nje pune, kuptova se duhet te punosh fort dhe asnjehere te mos marresh aq sa meriton. Duhet te vraposh ne shume gjera per te fituar sa me shume te ardhura. Une u mundova, por sec pata nje shije te hidhur dhe nje ndjenje te thelle pesimizmi ata kohet e fundit. Kuptova qe vendi ishte gllaberuar, ishte shnderruar dhe pushtuar. Ishte pushtuar kesaj here jo nga te huajt, por nga vete populli i saj. Interesi, lakmia, thashethemnaja ne ajer dukeshin ngado. Njerezit e thjeshte flisnin me veten, xhelozonin te tjeret sepse perpiqeshin per vete po nuk arrinin dot. Nga ana tjeter politikanet!! E cfare benin?! Shaheshin ne parlament, gjuanin me miell, veze, luanin se bashku po vetem hallet e popullit nuk zgjidhen kurre. I padrejti ja piu gjakun te drejtit. Punetori nuk mori asnjehere, ate qe duhej. Miku dhe leku sundonin dhe i paafti zuri postet me te larta te shtetit. Vrasje, droge, korrupsion degjoheshin perdite ne televizion. Cdo gje u be bajate dhe u merzita. Nuk mendoja dot me per te ardhmen time, nuk me punohej me, me pak fjale me lindi deshira per te ikur nga ti, Shqiperia ime menjehere! Nuk doja qe e ardhmja ime dhe e pasaardhesve te mi t’i perkiste atij vendi. Mendoni se jam egoiste? Vertete mendoni se nuk e dua vendin tim? Gaboheni! E dua shumeee! Me mungon familja, shoqeria, puna, kafet. Me mungojne shume gjera nga ai vend. Me besoni, ne qofte se nuk do te isha kaq e zhgenjyer kurre nuk do te largohesha prej andej. Do te qendroja prane familjes time, ne vendin tim te punes dhe me shoqerine time. Edhe ketu nuk eshte jeta e lehte, ka boll sakrifica, lufte me shtetin dhe vuajtje. Por, ketu mundi shperblehet. Padrejtesine nuk them se nuk ekzistojne, por jo si ne vendin tim. Cdo njeri sheh punen e tij, nuk te gjykon, vlereson apo hedh poshte. Ketu ka siguri jo vetem per te ardhmen time, por edhe femijes tim. Mirupafshim Shqiperi! U largova nga ti, por nuk eshte faji yt. Fajin e kane ata te eturit per pasuri, te pangopurit politikane, qe te kane ne dore ty. Gjithmone do te me marre malli per ty, o atdheu im!

 

Ketu eshte video ne London Albanian Radio.

London Albanian Radio

Emisioni*MIRENJOHJA *Moderatore : Esmeralda ,Tema: Mosmirenjohja, nje nga virtytet më te keqija të Shoqërisë.Ju mrirëpresim, të vini me zërin tuaj, direkt ne studio duke na telefonuar ne Numrin: 0044 740 409 4401 me viber & WhatsApp, për të gjithë ju që jetoni jashtë Anglisë.Ju lutem# like#share and #follow# faqen tonë të #facebook#Instagram# #LondonAlbanianRadio#

Gepostet von London Albanian Radio am Samstag, 18. Januar 2020

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Basha: Mbështes punonjësit e Poçemit dhe naftëtarët

Spread the love  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbështetur grevën q…