Home AKTUALITET Tërmeti i fuqishëm në Turqi, Presidenca turke: Zoti qoftë me kombin tonë!

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, Presidenca turke: Zoti qoftë me kombin tonë!

3 min read
0
0
133
Spread the love

Një tërmet me magnitudë 6.8 Rihter ka tronditur sonte Turqinë Lindore. Si pasojë, deri tani raportohet për së paku katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Zyra e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar menjëherë në lidhje me këtë tërmet. Në reagim thuhet se situata po ndiqet nga afër.

“Po ndjekim situatën nga afër. Siguria e qytetarëve tanë është prioritet. Zoti qoftë me kombin tonë”, thuhet nga presidenca e Turqisë.

Më tej, në reagim thuhet: “Jemi të gjithë në terren dhe po kujdesmi për të lënduarit nga tërmeti. Ka 4-5 ndërtesa të rrënuara në qendrën e Sivrice. Katë nga qytetarët tanë vdiqën. Ka dhjetëra të plagosur. Përsëri, u raportua se dhjetë ndërtesa janë dëmtuar në qendër të Elazig. Nuk ka humbje jete ne qender te Elazig. Ekzistojnë gjithashtu vlerësime se disa ndërtesa janë dëmtuar në Malatya. Ky është informacioni që mund të sigurojmë deri më tani. Mbi 5 tërmete të mëpasshme u ndjenë në rrethet fqinje”, thuhet në reagim.

Nga pamjet e publikuara nga mediat vendase, shihet se tërmeti i fuqishëm ka shembur pallate, po ashtu raportohet për viktima, pamjet janë rrëqethëse dhe kanë tronditur gjithë rajonin.

Deri më tani në një dalje publike, Ministri i Brendshëm turk deklaroi se, deri tani numri i viktimave ka shkuar në 4, ndërsa shumë të tjerë janë plagosur. Po ashtu, janë raportuar dëmtime në shumë ndërtesa, disa prej të cilave janë shembur totalisht.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Basha: Mbështes punonjësit e Poçemit dhe naftëtarët

Spread the love  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbështetur grevën q…